ARKATANA

Majlinda, e para nè botë në të gjitha kategoritë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Majlinda Kelmendi është xhudistja më e mirë në botë. Xhudistja nga Peja është renditur e para në ranglistën botërore nga Federata e Xhudos Ndërkombëtare për të gjitha kategoritë meshkuj dhe femra.

Majlinda Kelmendi aktualisht është xhudistja më e mirë në botë. Këtë vlerësim e ka bërë Federata e Xhudos Ndërkombëtare (IJF).

Përveç kategorisë deri në 52 kilogram, xhudistja pejane tani gjendet e para në ranglistën botërore për të gjitha kategoritë, meshkuj dhe femra.

Kelmendi, e cila së fundi fitoi medaljen e artë në turneun Grand Slam ‘Parisi 2014’, i prinë bindshëm ranglistë botërore me 3226 pikë të tubuara.

Hidromorava

Ajo ka lënë prapa vetës xhudistin nga Istraeli, Yarden Gerbi e cila renditet e dyta me 2884 pikë.

Trajneri i pejanes, Driton Kuka këtë e ka vlerësuar si një të arritur të madhe për xhudon dhe shtetin e Kosovës.

“Për një shtet si Kosova, vendi i parë në ranglistën botërore do të mjaftonte edhe vetëm për një orë. Kjo nuk donë koment. Përveç, që është më mira në kategorinë e vet, Majlinda është më e mirë ndër të mira. Kjo është vështir të arrihet kur dihet se çfarë garues ka në xhudo. Ky është lajmë i mirë,”, ka deklaruar Kuka për Express.

Ai ka thënë se rezultatet e Majlindës nuk janë të rastësishme. Sipas Kukës, xhudistja nga Peja ka pasur vazhdimësi në garat ndërkombëtare tash e disa vite.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.