ARKATANA

Majko: UÇK i ka bërë nder kombit shqiptar, s’ka gjyq që e gjykon

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish kryeministri i Shqipërisë, gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe gjenocidit serb, Pandeli Majko, aktualisht ministër i Diasporës, iu është drejtuar familjarëve të drejtuesve të UÇK-së që aktualisht po gjykohen në Hagë dhe veteranëve të UÇK-së, duke thënë se kjo forcë ushtarake çlirimtare nuk ka qenë strukturë kriminale dhe asnjë krim nuk e ka kryer.

“UÇK-ja në asnjë rast dhe në asnjë moment nuk ka qenë strukturë kriminale dhe asnjë krim nuk e ka bërë. Ka qenë një lëvizje çlirimtare që i ka bërë do t’i bëjë nder kombit shquiptare. Në fund fare ky gjyq do ta zbulojë të vërtetën”, ka thënë Majko.

Sipas tij, leximi i aktakuzave në Dhomat e Specializuara ka qenë tepër e pazakontë.

“Dëshiroj të nënvizoj se gjatë përiudhës së luftë, ushtria e Serbisë dëshironte t’i spastronte shqiptarët katolikë me qëllimin e vetëm që të zhdukte diversitetin fetar shqiptar”, ka theksuar ai, për RTK.

KKVITI

Ai më pas ka thënë se vet i takon besimit ortodoks, derisa gruan e ka të besimit katolik.

“Dua të them se kisha ortodokse serbe kryqin e ka përdorur si thikë pas shpine, e jo si kryq”, ka thënë tutje ai.

Sipas tij, kjo që po ndodh aktualisht është provë e vështirë, por si të bashkuar do ta kalojmë.

“Na ka vënë në gjykim luftën tonë çlirimtare. Këto ngjarje nuk mund të vendosen me kandarin e krimeve të luftës. Çdo njeri është përgjegjës për ate që bën, por kur flitet për UÇK-në flitet për tërë kombin shqiptar. Lufta çlirimtare është pronë e një kombi, është historia. Njeriu që lexoi deklaratën e pavarësisë së Kosovës sot është në bankën e të akuzuarve. Por paralelja me Millosheviqin nuk do të ndodh. Serbët po e bëjnë të qartë se dosja e gjykatës është furniznuar nga ta”, ka thënë Majko.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.