ARKATANA

Majko: Rugova është “tradhtar” aq sa Klosi ka luftuar për UÇK-në

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputeti socialist, Pandeli Majko, ish kryeministër i Shqipërisë në kohën e luftës së Kosovës, ka reaguar sot mbi pastërtinë e kauzës për liri të Kosovës, dhe mbi heronjtë e vërtetë që u flijuan për Kosovën.

Përmes një statusi në Facebook, Majko shkruan se ky nuk është momenti i duhur për të folur për këtë çështje, pasi Shqipëria dhe Kosova kanë të tjera çështje imediate.

Sipas Majkos, sa më i përçarë që të jetë faktori shqiptar aq më e rëndë do të jetë goditja.

FIDANISHTJA

Kjo dhe të tjera, thotë ai, janë arsyeja pse debatet shterpe me “heronj” dhe “tradhtarë” për luftën e Kosovës janë në kohën dhe vendin më të keq për momentin që kalon Kosova dhe shqiptarët në rajon.

Statusi i plotë i Pandeli Majkos:

“Lexova në media që ‘veterani’ i Luftës së Kosovës, Fatos Klosi ka fyer jo vetëm Presidentin e nderuar Rugova; që Ibrahim Rugova të ketë qenë ‘tradhtar’ i Kosovës, kjo është po aq e vërtetë sa Klosi të ketë luftuar me armë në dorë. Sot Kosova dhe publiku shqiptar duhet të përgatiten për Gjykatën Speciale Ndërkombëtare. Ajo do të gjykojë protagonistët e Luftës së shqiptarëve. Kjo është padyshim një ngjarje e rëndë. Të gjithë duhet të jemi në krah të UÇK-së, drejtuesve të saj dhe pastërtisë së kauzës së lirisë së Kosovës për të cilën u flijuan heronjtë e vërtetë të Kosovës. Sa më i përçarë që të jetë faktori shqiptar aq më e rëndë do të jetë goditja. Kjo dhe të tjera, janë arsyeja që mendoj se debatet shterp me “heronj” dhe “tradhtarë” për Luftën e Kosovës janë në kohën dhe vendin më të keq për momentin që po kalon Kosova dhe shqiptarët në rajon. Shpresoj të jetë rastësi”, ka shkruar Majko.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.