Majko “punësohet” si D.J.

/ 1 minutë lexim

Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar, i njësisë bashkiake numër 5 në kryeqytet, organizoi një aktivitet festiv, me pjesëmarrjen e Pandeli Majkos. Ish-kryeministri shpalosi dhe parullën për këtë njësi bashkiake. “Te pesa fillon shpresa”, tha Majko gjatë aktivitetit.

Duke folur para të rinjve, ish-kryeministri Majko tha se kjo festë është vetëm fillimi dhe se pas 23 qershorit fitorja do të flasë për socialistët, jo vetëm në njësinë 5, por në të gjithë Shqipërinë.

Fundamenti

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe dy kandidatët e tjerë të PS-së për Tiranën, Afrim Qëndro dhe Blerina Gjylameti.