Uji Dea

Majko: Open Balkan nuk ka prodhuar asgjë, Shqipëria dhe Kosova të mos e lejojnë Serbinë të viktimizohet

/ 2 minuta lexim
FITORJA

ish-kryeministri Pandeli Majko thotë se pas pushtimit të Ukrainës ka ‘ndryshuar fjalori i marrëdhënieve ndërkombëtare’ dhe Shqipëria duhet të fillojë të rishikojë status quo-të në rajon.

Lufta tha ai mund të nxisë që Brukseli të ketë një qasje tjetër për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Serbia sipas Majkos ndodhet në një situatë delikate pasi është kthyer në një vrimë të zezë pasi nuk pranon të bëhet pjesë e NATO-s.

Gjithashtu është vënë në dyshim dhe integrimi i saj në BE, pasi Beogradi rrezikon të kthehet në një koloni të mirëfilltë ruse.

“Ajo që shikohet hapur është drama që po kalon Serbia në rajon. Nuk kemi pse bëhemi pjesë e dramës së tyre”, tha Majko.

Mobi Casa

Ish-kryeministri përmendi prezencën e një baze ushtarake ruse në Serbi. Kjo e bën Ballkanin një nga pikat më të dobëta dhe të rrezikuara nga agresioni rus.

“Interesat e Rusisë në Ballkanin Perëndimor do të amplifikohen nëpërmjet faktorëve serbë”, tha ai.

Sipas Majkos, Shqipëria dhe Kosova nuk duhet t’i lejojnë vetes që Serbia ‘të përdorë statusin e viktimës’, ndaj shtoi se nuk duhet ndërmarrë asnjë veprim i njëanshëm.

Majko e cilësoi ‘Open Balkan’ thjesht një iniciativë tre palëshe që nuk ka prodhuar asgjë përveç disa takimeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.