HW

Majko: Liria nuk fitohet në Gjykatë Speciale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pandeli Majko, ish kryeministër i Shqipërisë në kohën e luftës së Kosovës, dhe sot deputet i së majtës shqiptare ka komentuar 12 Qershorin, Ditën e Lirisë së Kosovës, duke i uruar motrat dhe vëllezërit në Kosovë në përvjetorin e lirisë.

Majko në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se “sot e 16 vite më parë falë ndihmës së NATO-s shqiptarët ndjenë erën e lirisë, pasi serbët u larguan nga Kosova, duke lënë pas varre dhe masakra”.

UBT

Ai shkruan gjithashtu se ata që luftuan në radhët e UÇK-së dhe sot nuk jetojnë më janë ‘alfabeti’ i lirisë, ndërsa të gjallët e UÇK-së ‘po zbardhen’. Për Majkon liria nuk fitohet në Gjykatë Speciale, pasi ajo nuk ka çmim.

“Sot, 12 Qershori si Dita e LIRISE së Kosovës. Trupat e NATO-s nën udhëheqjen anglo-amerikane hynë në Kosovë…Pas 100 vjetësh, shqiptarët ndjenë erën e lirisë. Serbët u larguan duke lënë pas varre dhe masakrën e radhës. Sot 16 vjet më pas lirisë Kosova jeton një jetë tjetër. Ata që nuk jetojnë dhe luftuan në radhët e UCK-së, janë sot të munguarit…jane ‘alfabeti’ i lirise që ka kuptim. Të gjallët e saj po zbardhen. Asgjë nuk bëhet asgjë. Liri a nuk fitohet në Gjykatë Speciale. Ajo nuk ka çmim. Të tjerat janë rrethana. Gëzuar përvjetorin e LIRISE vëllezër dhe motra në Kosovën time!” (sic), ka shkruar Majko. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.