Majko: Kurti është politikan konfliktual

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nuk ka kaluar ngjarja e djeshme dhe arrestimi i Deputetit të Kuvendit të Kosovës Albin Kurti pa u komentuar edhe nga ish-Kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko.Sipas Majkos, Kurti është politikan konflikutal. Ai merr kuptimin e plotë të një politikani, veç kur është në burg.

Ky është postimi i Majkos në Facebook:

Mobi Casa

Albin Kurti u arrestua dje. Albini është një politikan konfliktual por ai merr kuptim i burgosur. Burgosja e politikaneve ndryshon kuptimin e debatit politik.

Kosova drejtohet me se shumti nga njerez qe e dine kuptimin e persekutimit politik, por po ashtu dhe logjiken e dialogut qe i uli ne tavolinen e bisedimeve nga Rambujeja deri ne Bruksel. Shpresoj dhe uroj qe politikanet e Kosovës te ulen ne tavolinën e dialogut me njeri tjetrin. Kohës i rendojnë me shume politikanet e burgosur se sa politikanet radikale.