Eko Higjiena

Majko: Kosova të vendos a e do variantin evropian e amerikan apo atë rus të Speciales

/ 3 minuta lexim

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reaguar sot në lidhje me krijimin e Gjykatës Speciale në Kosovë. Në një mesazh në rrjetin social Facebook, Majko deklaroi se kjo gjykatë nuk ka si të shmanget, pasi bëhet fjalë për statusin e shqiptarëve në rajon.

“Diskutimi për Gjykatën Speciale në Kosove nuk ka si të shmanget. Ai nuk është vetëm juridik por ne një mënyrë apo tjetër po diskuton statusin e shqiptareve ne rajon. Debati është edhe politik por po ashtu prek statusin ndërkombëtar të Kosovës. Duke mirëkuptuar cilindo që ka rezerva te ndershme karshi formimit të kësaj Gjykatë dëshiroj ti shpreh konsideratën time por jo përkrahjen. Shkurtimisht, dëshiroj të them se krijimi i Gjykatës Speciale në Kosovë nuk ka te bëjë vetëm me regjimin juridik të brendshëm të shtetit të Kosovës. Ne se do te ishte vetëm kështu… do të isha në krah të kundërshtareve të kësaj gjykate. Por, nuk është kështu! Për të ardhmen e shtetit të Kosovës krijimi i kësaj gjykate ka të bëjë me statusin ndërkombëtar të saj”, citohet në mesazhin e Majkos, raporton Koha.net.

Nga ana tjetër si theksoi se debati politik që është ngritur në lidhje me këtë çështje po prek statusin ndërkombëtar të Kosovës.

Hidromorava

“Është e qartë se në këtë proces të nisur në fund do të kemi, në çdo rast, një Gjykate Speciale. Çështja shtrohet nëse ngritja e saj do të bëhet sipas propozimit amerikan dhe evropian apo sipas variantit rus. Varianti i parë përkon me pranimin e Gjykatës Speciale i cili në procedurë është ajo e një shteti sovran që vendos me vota në Kuvendin e vet. Varianti rus është ai i “kryqëzimit” ndërkombëtar të Kosovës në Kombet e Bashkuara duke zhvleftësuar investimin për statusin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë proces me konkluzion të njëjtë çështja shtrohet nëse Kosova do të vendosë si një shtet sovran apo do të pranojë statusin e një “fshati ndërkombëtar” që dëshiron t’i ofrojë varianti rus…”, thuhet në reagim.

“Rrugëtimi i statusit të shtetit të Kosovës ka ecur dhe po ecën në një rrugë të ngushtë ku kthesat nuk janë komoditet. Mundësitë janë vetëm dy. Të ecet përpara ose e kundërta. Për kombet e vegjël si shqiptarët, koeficienti i gabimit në histori nuk është problem i procedurës por matet me kohën e humbur. Gjykata Speciale fton deputetët e Kosovës të bëjnë një akt të diskutueshëm në raport me funksionimin e një shteti normal. Por, nga ana tjetër, ai është padiskutim i nevojshëm për të ruajtur statusin ndërkombëtar të shtetit. Në çdo rast dhe për çdo shtet, e dyta vendos për të parën. Balanca e një veprimi në dukje të padrejtë në emër të së ardhmes e bën votimin e Gjykatës Speciale përulësisht të detyrueshëm. Historia i ka mësuar shqiptarët se heroizmi në një betejë të humbur është metaforë e Luftës së Kosovës ndodhur shekuj më parë. Sigurisht”, ka theksuar ai.

http://koha.net/?id=27&l=64262