RCCOLA

Majko: Kosova e Shqipëria kanë problem për rrushin, jo për Luginën

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Deputeti socialist Pandeli Majko thotë se Shqipëria dhe Kosova aktualisht problemin kryesor e kanë rrushin, por jo edhe Luginën e Preshevës.

Ky është mesazhi i tij në Facebook:

Uji Dea

Aktualisht problemi kryesor ne marredheniet e Shqiperise me Kosoven eshte… rrushi! Behet fjale per bllokimin e prodhimit te rrushit nga Kosova ne drejtim te Shqiperise. Nuk ma kishte marre mendja qe ne pritje te nje reagimi te perbashket shteteror per deklarimin e shqiptareve te Lugines ne shtetin e Serbise, per krijimin e “ekuivalentes” qe u krijua nga minoriteti serb ne shtetin e Kosoves… problemi do te ishte rrushi!

Duke shpresuar qe Tirana dhe Prishtina do te kene konsultime per kete zhvillim ne Presheve dhe po paten kohe edhe te diskutojne edhe… rrushin! Sigurisht.