Fundamenti

Majko: Historia po punon për shqiptarët

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka thënë se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel nuk i ka dhënë autonomi minoritetit serb në veri. Ai ka thënë se është e tepërt të mendohet se me këtë marrëveshje po krijohen themelet e ndonjë ‘Republika Srspska’.

Majko ka thënë se atë që e ka fituar Kosova në këtë proces në Bruksel është e pakthyeshme, kurse atë që e ka fituar minoriteti serb është e përkohshme. Në këtë intervistë për “Epokën e re” ai ka deklaruar se ka kohë që ora e historisë po funksionon për shqiptarët. “E ardhmja do të jetë mjaft interesante për shqiptarët. E rëndësishme është të jemi racionalë, gjakftohtë dhe në çastin e duhur t’i marrim vendimet që do të na i kërkojë koha”, është shprehur Majko.

Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko mendon se ka kohë që ora e historisë po funksionon për shqiptarët e jo për të tjerët. Në këtë lojë shahu, siç e ka cilësuar procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, Majko ka deklaruar se shqiptarët për herë të parë në historinë e tyre të marrëdhënieve me serbët do të luajnë me figurat e bardha.

Mobi Casa

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka mohuar se me marrëveshjen e arritur në Bruksel të jenë vendosur themelet e një ‘Republika Srspska’ në Kosovë. “Mendoj se historia, sidomos në Ballkan, ka vërtetuar se është edhe matematikë. Mendoj se minoriteti serb në Kosovë nga pikëpamja matematikore nuk është i aftë të prodhojë një fenomen politik që mund të barazvlerësohet me Republikën Srspska në Bosnje e Hercegovinë. Në gjithë Kosovën ka rreth 100 mijë serbë, ndërsa në veriun e Kosovës ka rreth 35 mijë banorë të kombësisë serbe”, ka thënë ai. Në këtë kontekst, ai ka shtuar se është e tepërt të mendohet se ky minoritet me këtë numër mund të krijojë probleme që mund ta bllokonin vendimmarrjen kombëtare për shtetin e Kosovës.

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka thënë se ajo që ka fituar Kosova në këtë proces është e pakthyeshme, kurse atë që ka fituar minoriteti serb në shtetin e Kosovës është vetëm një garanci e përkohshme. Ai ka nënvizuar se pikat e “tharta” të kësaj marrëveshje nuk janë të gabuara. “Sigurisht se në këtë marrëdhënie nuk është pala serbe viktimë. Është krejtësisht e kundërta. Megjithatë, mendoj se reflektimi i palës shqiptare në këtë kompromis ka nxjerrë atë më shumë fituese sesa për të diskutuar faktin e disa pikave të cilat sigurisht se konsiderohen të ‘tharta’, por jo edhe të gabuar”, ka thënë Majko. Sa i përket kërkesës së tij, për shtetësi të Kosovës, ai ka thënë se në zgjedhjet e qershorit në Shqipëri dëshiron të kandidojë edhe si shtetas i Kosovës. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.