ARKATANA

Majko dëshiron të bëhet nënshtetas i Kosovës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko janë takuar sot përderisa kanë debatuar për marrëveshjen e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë, kurse ish – kryeministri shqiptarë ka kërkuar nga Thaçi që ti jepet atij shtetësi kosovare.

Kjo marrëveshje, sipas ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, është një hap cilësor, i cili ka pasur reflektim jo vetëm dhe thjeshtë në marrëdhënien mes dy shteteve respektive, por në gjithë rajonin ka ofruar një cilësi të re.

Majko ka shtuar se deri më tani Prishtina zyrtare ka luajtur një rol jashtëzakonisht në këtë dialog.

Madje ai shprehet optimist që edhe serbët në atë pjesë do të filloj dalë ngadalë të pranojnë institucionet e Republikës së Kosovës.

“Kam përshtypjen që pala serbe do të kuptojë se ajo që serbët kanë fituar nuk është se janë fitore të shtetit të Serbisë në Kosovë, por janë fitore normale të një minoriteti serb i cili duhet të filloi dalëngadalë, siç ka filluar një pjesë tjetër në jug të jetojë normalisht si qytetarë të shtetit të Kosovës, shumë shpejt shpresoj edhe anëtar i Kombeve të Bashkuara”, ka theksuar Majko.

Por mysafiri nga Shqipëria ka pasur një kërkesë edhe për kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi që të jap shtetësinë e Kosovës, sa më parë.

“Sot pata emocionin e veçantë të i ripërsërisë kërkesën mikut tim edhe kryeministrit të shtetit të Kosovës që të më japin nderin dhe kënaqësinë që shpejt të filloj procedurat për të marr shtetësinë e shtetit të Kosovës. Ka shumë shqiptar të Kosovës që e duan të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë, por mos harroni që ka ca edhe në krahun tjetër që këta të kufirit e konsiderojnë atdheun e tyre”, ka deklaruar ai.

E kjo nuk paraqet ndonjë problem të madh për shefin e ekzekutivit të vendit, Hashim Thaçi, i cili që tani ja uroj shtetësinë e Kosovës.

ARKATANA

“Sa i përket shtetësisë është gjëja më e lehtë e mundshme dhe unë me dy duart e mirëpresim dhe me zemër e shpirt që kjo të ndodh në të ardhmen shumë të afërt. Është aspekt procedural, për mua është punë e mbyllur dhe kështu që uroj dhe përgëzoj Pandin për shtetësinë e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Po ashtu ai ka shtuar se roli dhe kontributi i Majkos për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si kryeministër i Shqipërisë, është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe për këtë kontribut do të dekorohet me një çmim të lartë nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Ndryshe, Majko po qëndron për një vizitë në Prishtinë për të mbajtur një ligjëratë për “politikën dhe nacionalizmin”./Kosovapress/

Majko vizitë në Prishtinë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, aktualisht deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, Pandeli Majko po qëndron sot në Prishtinë.

Majko do të takohet me kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi si dhe do të mbajë një ligjëratë me temën “Nacionalizmi dhe Politika”.

Në këtë ligjeratë është i ftuar nga “Lista Studentore reforma”, Majko do të ligjërojë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.