HW

Majdanozi si ilaç natyral

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Majdanozi i papërpunuar është i dobishëm në shërimin e pagjakësisë, përkatësisht anemisë. Kjo për faktin se është i pasur me vitamina C, të cilat lehtësojnë absorbimin e hekurit. Ai shton aktivitetin e sekretimit në lukth, duke përmirësuar kështu edhe tretjen dhe në fund absorbimin e mineraleve dhe substancave tjera që lukthi duhet t’i zbërthejë.

Efekti relaksues i majdanozit në sistemin tretës pakëson fryrjet dhe dispesinë. Si diuretik, majdanozi përmirëson sekretimin e lëngjeve nga organizmi, kështu edhe të substancave helmuese. Është i shkëlqyeshëm për artritit dhe giht. Çaji nga farat e majdanozit relakson muskujt dhe dhimbjet e kokës, migrenën, astmën, ngërçet në stomak. Përmirëson gjakrrjedhjen dhe ndikon mirë në sistemin nervor.

RECETA PËR PËRDORIMIN E JASHTËM TË MAJDANOZIT:

FIDANISHTJA

Gjethet e shtypua të majdanozit, të vendosura në gji gjatë ushqimit me gji, zbutin të ënjturat. Krahas kësaj majdanozi zbut edhe pickimet e insekteve dhe është kompresë e mirë antiseptike për të djegurat dhe plagët. Përgatitja e ilaçit: Rrënjën e majdanozit e pastroni dhe e bluani, njëjtë veproni edhe me limon, e më pas gjithçka bashkë përzieni, dhe në masë shtoni 20 dkg mjaltë dhe 2 decilitra vaj ulliri. Ilaçin e përgatitni në kavanozin e pastër. Përbërësit për ilaç: 25 dkg rrënjë majdanozi, 25 dkg limon me lëvore, 20 dkg mjaltë dhe 2 dcl vaj ulliri. Aplikimi i ilaçit: merrni nga një lugë të madhe para kafjallit, në para darkës.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.