Mahmuti : Në vitin 2012 më pak vepra penale

Gjilan – Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë në Gjilan tha për rajonipress se viti 2012 ka qenë më i qetë se vitet tjera. Sipas saj krahasuar me vitin e kaluar ka 260 vepra penale më pak, edhe pse është për tu brengosur numri i rritur i vjedhjeve shtëpiake dhe aksidentet me fatalitet.
Në rajonin e Gjilanit në vitin 2012 janë shënuar 260 vepra penale më pak se vitin e kaluar. Kjo statistikë është treguar nga njeriu i parë i komandës rajonale të policisë Elmina Mahmuti.
Mahmuti komandante rajonale e policisë në Gjilan tha për rajonipress se viti 2012 ka qenë më i qetë se vitet tjera. Sipas saj krahasuar me vitin e kaluar ka 260 vepra penale më pak, edhe pse është për tu brengosur numri i rritur i vjedhjeve shtëpiake dhe aksidentet me fatalitet.
Mahmuti tha se vjedhjet shtëpiake janë mjaft shqetësuese sepse goditet qytetari i rëndomtë. Sipas saj kryesisht në këto vjedhje kanë dominuar grabitjet e arit, të holla , telefona mobil, laptopa dhe teknikë tjetër e cila kryesisht është vjedhur në shtëpitë e mërgimtarëve dhe ato të pabanuara.
Mahmuti tha se edhe pse nuk ka shifra të sakta për krimin e rëndë që përfshinë trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandimin dhe trafikimin me migrantët edhe në këtë fushë në rajonin e Anamoravës ka rënie.
Mahmuti megjithatë është e brengosur për një dukuri tjetër që ka të bëjë me vdekjet në aksidentet e trafikut. “Derisa në vitin 2011 kemi pasur 14 të vdekur me fatalitet sivjet ky numër është shtuar në 18 persona. Ky numër vërtet është shqetësues dhe u bëjmë apel vozitësve që të kenë kujdes të shtuar në vendkalimet për këmbësor sepse kemi pasur raste kur këmbësori është goditur për vdekje pikërisht në këto pika” sqaron Mahmuti.
Mahmuti thotë se siguria në përgjithësi është e kënaqshme në rajonin e Anamoravës , meqë komunitetet në Gjilan, Kamenicë, Viti, Partesh, Kllokot, Ranillug e Novobërdë kanë liri të lëvizjes dhe kemi një bashkëpunim të mirë edhe me ta.
Ajo thotë se për dallim nga vitet e mëparshme sivjet ka një punë efektive më të mirë të vet prokurorisë dhe gjykatave.”Lëndët sivjet janë kryer më shpejt si nga prokuroria ashtu edhe nga gjykatat dhe po bashkëpunojmë ngushtë për ta luftuar çdo dukuri që e dëmton pronën e qytetarit. Puna e jonë kryekëput varet nga efikasiteti i gjykatave “ tha ajo./rajonipress/