UBT

Mahmuti: Mërgimtarët të mirëseardhur, ligji i njëjtë për të gjithë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Elmina Mahmuti thotë se policia është përgatitur dhe bërë gati për ardhjen e mërgimtarëve. Mahmuti thotë se mërgimtarët do të ndihmohen në çdo aspekt, por rregullat nëpër dasma e ahengje janë njësoj për të gjithë.

”Edhe pse ka një vetëdijesim të qytetarëve rreth përdorimit të armëve nëpër ahengje, megjithatë ne ende jemi të shqetësuar dhe kërkojmë nga çdo qytetar apo mërgimtar që t`i përmbahet udhëzimeve tona sepse askush nuk do të tolerohet”.

Mahmuti tha se ardhja e mërgimtarëve ka ngritur edhe nivelin e policisë për ti pritur ata sa më mirë që është e mundshme. “Ne po bëhem gati për të pritur fluksin e mërgimtarëve. Statistikat flasin se me ardhjen e tyre rriten edhe aksidentet, gjuajtjet me armë në ahengje e dasma. Përkundër respektit ne jemi të detyruar që të zbatojmë ligjin dhe nuk do të ketë tolerime për askënd” shprehet Mahmuti.

Fundamenti

Mahmuti tha se këtë vit problem mbesin menaxhimi i parkingjeve dhe rrugëve të vjetruara. “Parkingjet janë të pakta derisa rrugët e vjetruara e vështirësojnë qarkullimin normal të vozitësve” thotë ajo.

Mahmuti shpreh edhe një shqetësim tjetër që lidhet me sigurinë e qytetarëve. “Sivjet kemi rritje të aksidenteve me fatalitet dhe kjo është tepër brengose” tha Mahmuti.

Njeriu i parë në policinë rajonale në Gjilan ka edhe një falënderim për qytetarët. “Vërtet pa ndihmën e qytetareve vështirë është që të ruhet stabiliteti dhe siguria në të gjitha aspektet. Janë pikërisht qytetarët që duhet falënderuar për këtë arritje” tha Mahmuti. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.