United Hospital

Mahir Yağcilar: Populli i Kosovës nuk e mbështet puçin ushtarak në Turqi

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Qeverisë së Kosovës nga komuniteti turk, Mahir Yağcilar ka thënë për Express se kosovarët që janë në Turqi s’kanë kurrfarë problemi. Ka thënë se brenda disa ditësh do të rikthehet normaliteti në shtetin turk derisa ka thënë se edhe populli i Kosovës është me idenë se pushteti ndryshohet me zgjedhje dhe votë. Ka vlerësuar se populli i Kosovës s’e mbështet puçin ushtarak në shtetin turk.

Mahir Yağcilar, Ministër në Qeverinë e Kosovës, ka treguar se është interesuar për të marrë vesh se si është gjendja e kosovarëve që kanë qëlluar të jenë në Turqi në momentin kur ushtria nisi puçin e dështuar për të marrë pushtetin.

Yağcilar ka thënë se asnjë kosovar s’ka pasur probleme derisa Ambasada në Ankara dhe Konsulata në Stamboll kanë ofruar këshilla për qytetarët e Kosovës që aktualisht ndodhen në shtetin turk.

“Kam kontaktuar personalisht me zyrtarët e Ambasadës në Ankara dhe në Konsulatën në Stamboll dhe deri më tash asnjë kosovar s’ka pasur problem. Kosovarët që janë në Turqi vetëm kanë kërkuar informata dhe udhëzime se si të sillen”, ka thënë Yagcilar, për Express, të shtunën.

Sidoqoftë, ky zyrtar i Qeverisë së Kosovës ka deklaruar se kosovarët s’e mbështesin marrjen e pushteti me dhunë dhe janë në anën e Qeverisë dhe popullit turk.

Eco Higjiena

“As ushtria dhe asnjë fuqi tjetër nuk mund të ndryshojë parimin e demokracisë se pushteti merret me zgjedhje. Në këtë aspekt, ne përkrahim veprimet e Qeveria e Republikës së Turqisë. Besoj se edhe të gjithë qytetarët e Kosovës janë dakord se pushteti merret me votë dhe në mënyrë demokratike”, ka thënë ai.

Ministri i Administratës Publike ka thënë se është pro vazhdimit të reformave dhe fuqizimit të Turqisë derisa ka përsëritur se pushteti ndryshohet vetëm me votë.

“Si pjesëtar i komunitetit turk që jetoj në Kosovë e mbështeti fuqizimin e Turqisë, fuqizimin e demokracisë. Mirëpo, Si pjesëtar i komunitetit turk që jetoj në Kosovë e mbështeti fuqizimin e Turqisë, fuqizimin e demokracisë. Mirëpo, çdo ndryshim bëhet vetëm përmes vullnetit të popullit dhe zgjedhjeve”, ka deklaruar Yagcilar.

Të premten mbrëma, një grup udhëheqësit ushtarak të Turqisë, nisën një grusht shtet për të marrë pushtetin dhe për të rrëzuar Erdoganin nga udhëheqja e shtetit turk. Ende pa kaluar as 12 orë, kryengritja e tyre dështoi, pasi një pjesë e popullit turk doli në rrugë dhe bllokoi nismën e ushtrisë për të marrë pushtetin.

Pas kësaj, Presidenti i Turqisë ka nisur valën e arrestimeve në ushtri, gjykata e administratë. Deri më tash, pothuajse, të gjithë ushtarët e përfshirë në puç janë arrestuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.