Magbule Shkodra premton përkrahje për projektet kapitale në Kamenicë

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Nënkryetari i Komunës, Faton Jakupi ka pritur sot në takim zëvendësministren e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Magbule Shkodra. Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit edhe më tutje me MZHR-në, për projekte të ndryshme.

Nënkryetari Jakupi i prezantoi zv.ministres Shkodra edhe disa projekte të cilat kanë rëndësi të madhe për Komunën e Kamenicës.

Eco Higjiena

Shkodra u zotua se ministria që ajo e përfaqëson, do të jetë e hapur për bashkëpunime në bazë të mundësive që ka.

Me këtë rast, nënkryetari Jakupi, drejtori i Shërbimeve Publike dhe zv.ministrja Shkodra kanë vizituar vendin ku është duke u bërë rregullimi i ujësjellësit në lagjen “Çamëria”.
Komuna e Kamenicës dhe MZHR-ja patën nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit “Përmirësimi i cilësisë së jetës dhe krijimi i kushteve më të favorshme për zhvillim të bizneseve, përmes rregullimit të ujësjellësit në lagjen Çamëria në Kamenicë”.
Sipas zv.ministres Shkodra, punimet duhet të përfundojnë deri në muajin tetor nëse nuk paraqiten pengesa të shkaqeve natyrore./rajonipress/