FIDANISHTJA

Mafio-politika po e zhduk klasën e mesme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kriza e thellë ekonomike, që e ka kapluar vendin nga qeveritë e papërgjegjshme dhe korruptive të gjertanishme për shumë vjet, ka bërë që në Kosovës të krijohen vetëm dy shtresa, ajo e të pasurve dhe shtresa e të varfërve.

“Kosova është vendi i vetëm në Evropë që i ka 98 për qind të popullatës të varfër dhe shtresën e të pasurve prej 2 për qind, ku bëjnë pjesë mafiobizneset të lidhura me shtetin dhe me politikanët, si edhe mafiopolitikanët tanë që po e drejtojnë shtetin. Ndërsa, e veçanta është shtresa e mesme, e cila thuajse nuk ekziston fare në Kosovë”, thotë deputeti Pal Lekaj

FIDANISHTJA

Kriza e thellë ekonomike, që e ka kapluar vendin nga qeveritë e papërgjegjshme dhe korruptive të gjertanishme për shumë vjet, ka bërë që në Kosovës të krijohen vetëm dy shtresa, ajo e të pasurve dhe shtresa e të varfërve.

Analistët e ekonomisë dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës thonë se shtresa e mesme në Kosovë nga viti në vit po pakësohet dhe po shkon nga zhdukja. Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj, thotë për gazetën se nuk ka pasqyrë më të mirë të kësaj gjendjeje, se në Kosovës nuk ka fare shtresë të mesme, sesa eksodi i mijëra shqiptarëve që ndodhën në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti. “Eksodi i shqiptarëve dhe ikja masive e të rinjve dhe e mjekëve tanë është një pasqyrë e krizës së thellë ekonomike, që e ka gjetur Kosovën e qytetarët e saj nga qeveritë e papërgjegjshme dhe korruptive të pasluftës në vendin tonë, e në veçanti binomit aktual qeverisës, Isa Mustafa-Hashim Thaçi, që e ka shtrirë përtokë ekonominë edhe ashtu të brishtë të Kosovës”, thotë Lekaj./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.