ARKATANA

Mafio-oligarkët kontrollojnë edhe Kuvendin përmes financimeve të partive dhe deputetëve

/ 5 minuta lexim
HW

Specialistë të ekonomisë dhe njohës të kësaj fushe kanë bërë një sërë akuzash në adresë të mafiobiznesmenëve oligarkë, të cilët po fajë- sohen se ata e kanë dërrmuar ekonominë, edhe ashtu të brishtë të Kosovës. Kjo pasi, sipas tyre, bëhet fjalë kryesisht për mafio-biznesmenë, që po i financojnë partitë politike, që shumica syresh i kanë si asetet e tyre private.

Analistët sugjerojnë që Qeveria e re duhet urgjentisht të sigurojnë një mjedis institucional dhe biznesor, i cili do të mundësojë mobilizimin maksimal të potencialit financiar të vendit dhe që të nxitë investimet e jashtme dhe bizneset jomonopoliste në funksion të përmirësimit të bilancit tregtar pra në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit. Ata porositin se do të duhet që të ekzistonte kodi i pastërtisë së deputetëve, për të ditur se kush çka po punon, nga e ka pasurinë dhe si e fiton etj.

Shteti i lidhur me krimin

Eksperti fushës së financave dhe bankave i shkolluar në Angli, ekonomisti Xhevat Meha, tha se ka më tepër se 10 vite që rregullisht në të gjitha raportet Kosova del me shkallë konstante shumë të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Kjo flet për lidhje të konsoliduara dhe shumë të fuqishme të krimit të organizuar me zyrtarët e lartë të shtetit. Sigurimi i paprekshmërisë së shkeljeve ligjore për periudhën për më tepër se 10 vite është dëshmi për fuqinë e këtyre lidhjeve”, potencoi ai. Meha tha se kemi gjendjen, kur shtetet mike dhe mbështetëse të Kosovës kërkojnë me ngulm për shumë vite rresht, që të dënohet krimi i organizuar, mirëpo në fakt krimit i sigurohet paprekshmëria. “Shtrohet pyetja, kah dhe si e marrin këtë fuqi këta zyrtarë shtetërorë që të dalin kaq fuqishëm kundër këtyre kërkesave”, potencoi ai.

Sipas Mehës, këta janë të lidhur dhe të përkrahur nga shërbimet e fshehta serbe. “Duhet përkujtuar se këto shërbime kanë prani dhe veprimtari shumë të fuqishme, veprimtari me shtrirje dhe masivitet shumë të gjerë dhe atë deri në nivel kontrolli të institucioneve të Kosovës”, u shpreh më tutje Xhevat Meha.

UBT

Kandidatëve për deputetë t’u verifikohet pasuria

Analisti Florim Rudhani tha se derisa nuk raportohet prejardhja e të hollave, që shpenzohen nga ana e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës, është e pamundur që të dihet pastërtia e të hollave të tyre. “Shumica e kandidatëve për deputetë po financohen nga grupet e caktuara të interesit, të cilat me para të pista të përfituara nga ana e bizneseve të pandershme po financojnë fushatat e kandidatëve dhe partive politike si mjete për t’i shantazhuar më pastaj”, vlerësoi ai. “Kjo formë e financimit zhvillohet në vende me demokraci të cunguar ose në ato vende ku demokracia nuk ekziston fare, prandaj edhe Kosova si një vend me demokraci të cunguar po përballet me këto sfida”, ka theksuar Rudhani. “Në shumicën e listave të deputetëve ka biznesmenë, ose shumica të financuar nga njerëz të fuqishëm të lidhur me krimin ekonomik, të cilët kanë vënë monopole në krijimin e zhvillimit të ekonomisë së pandershme”, u shpreh më tej ai. “Shumica e këtyre që janë të thirrur për të mbrojtur interesat e shtetit të Kosovës, janë të lidhur me kriminelë serbë siç janë vëllezërit Kariq, të kërkuar edhe nga interpoli”, tha Rudhani. “Do të duhet që të ekzistonte kodi i pastërtisë së deputetëve, për të ditur se kush çka po punon, nga e ka pasurinë dhe si e fiton etj. Kjo duhet bërë ngase ndryshe do të kemi deputetë që nuk mbrojnë interesat e qytetarit, por ato të vetat dhe të mafisë që merret me biznes”, potencoi ai.

Të nxiten investimet e huaja

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj, tha se Kosova që nga paslufta nuk është qeverisur në mënyrë demokratike, po ashtu dështimet më të mëdha i kemi pasur në sektorin e ekonomisë, sepse është abuzuar me të mirat publike. Ai mendon se tani kushti i parë për qeverinë e re është zhvillimi ekonomik i hovshëm dhe krijimi i vendeve të punës dhe që të jetë e përkushtuar për një qeverisje efikase transparente dhe llogaridhënëse. “Puna kryesore që duhet të bëjë kjo qeveri është që të ndalohen dhe mos të favorizohen bizneset monopoliste, ndërkaq sikurse edhe deri tani edhe deputetët e legjislaturës së ardhshme të re duhet që sa më shumë të kontribuojnë në këtë drejtim”, theksoi ai.

Neziraj tha se Qeveria duhet që urgjentisht të sigurojnë një mjedis institucional dhe biznesor, i cili do të mundësojë mobilizimin maksimal të potencialit financiar të vendit dhe që të nxitë investimet e jashtme dhe bizneset jomonopoliste në funksion të përmirësimit të bilancit tregtar pra në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.