Mafio-oligarkët ia zhvatin diasporës 120 milionë euro
Debati parlamentar që u zhvillua në Kuvend këtë javë për pagesat e policave kufitare që i bëjnë bashkatdhetarët tanë edhe një herë i rinxori në pah faktet tronditëse për mënyrën se si ka funksionuar deri tash ky biznes i kompanive të sigurimit dhe Byrosë Kosovare të Sigurimeve.
Neziraj: Kur të shikohet se kush janë ‘bosët’ e kompanive të sigurimit, e kemi të qartë se këta janë mësuar gjithmonë kështu të përfitojnë, në kurriz të qytetarëve
“Është më shumë se 200 milionë euro vlera e pagesave që mërgimtarët kosovarë paguajnë për Kartonin e Gjelbër dhe me një fitim mbi 120 milionë euro, pa qenë fort ‘katil’, nuk mund të vjedhësh popullin tënd. Kjo është një hajni e hapur nga ana e shtetit, një shtet profiter, i pavlerë, apo udhëheqës të kriminalizuar. Mos harroni se, falë mërgimtarëve ekonomia e Republikës së Kosovës, këtë verë vendi pritet t’i fitojë rreth 700 milionë euro nga numri i madh i qytetarëve që jetojnë dhe veprojnë jashtë shtetit, e me i vjedh kaq hapur veç një bandë kriminelësh mund ta bëjë”, thotë eksperti i ekonomisë, Lulzim Beqiri, për “Kosova Sot”
Debati parlamentar që u zhvillua në Kuvend këtë javë për pagesat e policave kufitare që i bëjnë bashkatdhetarët tanë edhe një herë i rinxori në pah faktet tronditëse për mënyrën se si ka funksionuar deri tash ky biznes i kompanive të sigurimit dhe Byrosë Kosovare të Sigurimeve.
Sipas analistëve dhe njohësve të kësaj fushe, janë pikërisht shifrat marramendëse për tërë këto vite arsyeja që Kosova mbetet jashtë Kartonit të Gjelbër për tërë Evropën. Që nga paslufta e deri më sot, bashkatdhetarët tanë gjithnjë në kufi para se të hyjnë në Kosovë i janë nënshtruar edhe një pagese shtesë. Ndërsa janë 120 milionë euro para që është vlera e përfitimeve të kësaj industrie të sigurimeve, e cila nuk ka pasur se si t’u shpëtonte kthetrave të mafio-oligarkëve. Duke e ditur se milionat vijnë pa u lodhur, shteti i kriminalizuar e ka lejuar këtë hajni të hapur për tërë këtë periudhë për llogari të mafio-oligarkëve të kriminalizuar dhe pushtetarëve në ortakëri me ta.
Analistët tregojnë se si është dëmtuar diaspora jonë, së cilës i kemi kaq shumë borxh, ndërsa dëmet janë edhe te qytetarët kosovarë, të cilët në pamundësi për të shfrytëzuar Kartonin e Gjelbër është dashur të paguajnë shumëfish më shtrenjtë për të udhëtuar jashtë vendit. Ndërkaq, askush saktësisht nuk e di se ku kanë përfunduar këto qindra miliona euro, edhe pse merret lehtësisht me mend se pushtetarët e të gjitha partive kanë qenë në mesin e përfituesve. Nga njohësit e kësaj fushe vlerësohet se pikërisht kjo është një super-zhvatje, ndërsa licencat për kompanitë e sigurimeve po i jepen vetëm rrjetit të mafio-oligarkëvetë lidhur me pushtetarët e inkriminuar. Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të tyre, se përse prokuroria nuk e ka hetuar këtë skenar e skemë plaçkitëse dhe të sjellë përgjegjësit para përgjegjësisë, zyrtarët e Prokurorisë nuk kanë dhënë përgjigje në pyetjet e gazetës. Po ashtu, përgjigje nuk kanë dhënë as zyrtarët e Prokurorisë Speciale dhe ata të Byrosë Kosovare të Sigurimit.
“E keqja më e madhe është se këta banditë dhe pushtetarë të këtyre bandave e kanë bërë zap edhe Prokurorinë e Shtetit dhe nuk merret dhe nuk çan fare kokën me ta, sepse ka të ngjarë se edhe këta janë në të njëjtën valle të krimit të kësaj kopeje hajdutësh dhe në fund marrin hise në ndarjen e tortës, përndryshe nuk ka se si të arsyetohet kjo hajni e këtyre bandave dhe mafio-oligarkëve të rrezikshëm për vendin dhe qytetarët e saj”, tha Reshat Badallaj
“Kjo është fajde, ama fajde me letra hapur, që Byroja e Sigurimeve përfiton nga kurrizi i mërgimtarëve kosovarë që pjesën më të madhe të jetës e lanë në mërgim, është turp i madh. Po kështu është kur ke një kryeministër që shumicën e vendimeve i ka negative për vendin”, tha Lulzim Beqiri për “Kosova Sot”
Profiterët po bëjnë kërdinë Eksperti i ekonomisë, Lulzim Beqiri, për “Kosova Sot”, tha se plaçkitja që iu bëhet mërgimtarëve kosovarë është skandal më vete, që vetëm profiterët kanë shpirt ta bëjnë.”Është më shumë se 200 milionë euro vlera e pagesave që mërgimtarët kosovarë paguajnë për Kartonin e Gjelbër dhe me një fitim mbi 120 milionë euro, pa qenë fort ‘katil’, nuk mund të vjedhësh popullin tënd. Kjo është një hajni e hapur nga ana e shtetit, një shtet profiter, i pavlerë, apo udhëheqës të kriminalizuar. Mos harroni se falë mërgimtarëve ekonomia e Republikës së Kosovës këtë verë vendi pritet t’i fitojë rreth 700 milionë euro nga numri i madh i qytetarëve që jetojnë dhe veprojnë jashtë shtetit, e me i vjedh kaq hapur veç një bandë kriminelesh mund ta bëjë”, potencoi ai.”Paratë e remitencave që qytetarët e Kosovës i marrin nga të afërmit e tyre që gjinden jashtë vendit paraqesin një aspekt të rëndësishëm në mirëqenien dhe uljen e varfërisë. Shumë familje kosovare varen nga dërgimi i parave nga jashtë, duke financuar për ushqim, veshmbathje, shkollim etj. Rritja e remitencave është lajm i mirëpritur nga qytetarët, pasi pothuajseçdo familje e ka një anëtar të saj jashtë vendit. Duke pasur parasysh gjendjen e vështirë ekonomike, rritja e remitencave ndikon dukshëm në përmirësimin e jetesës së qytetarëve kosovarë. Remitencat janë burim i pakontestueshëm në zhvillimin ekonomik dhe e kanë mbajtur Kosovën, duke filluar nga vitet e ’80-ta, kur pushtuesi serb filloi represionin mbi qytetarët e Kosovës”, vijoi më tej ai.
Diaspora, burim ekonomik për Kosovën
Analisti Mustafë Kadriaj për “Kosova Sot” tha se ndërgjegjja në institucionet tona nuk ka vend, pra vetëm për t’i përmbushur apetitet e tyre kjo elitë politike është ardhur në atë pikë të ndërgjegjes që në parimin makiavelian qëllimi arsyeton mjetin, për të mbushur gjepat e tyre dhe nuk e kanë problem të plaçkitin edhe mërgatën.”Kategori e cila gjysmë shekulli ka kontribuar në mbajtjen gjallë të ekonomive familjare, mbajtjen e institucioneve paralele të arsimit shqip në Kosovë gjatë viteve të 90-ta, si dhe përkrahja e luftës për çlirim, por edhe që nga paslufta kanë sjellë remitenca dhe edhe këtë vit sipas ASK-së pritet të kemi rreth 800 milionë euro, pra pothuajse sa gjysma e pushtetit”, u shpreh ai.”Kjo elitë politike po e bind opinionin që nuk ka politika investive, por vetëm përmes Doganës dhe tatimeve të ndryshme po tentojnë që të mbudhin arkën e shtetit dhe përmes mafi-oligarkisë t’i mbushin gjepat e tyre. Pra, në vend që mërgata të ketë trajtim të veçantë, kjo kategori ende po eksploatohet nga kjo elitë politike dhe më e rënda që, sa për të verbuar opinionin, kanë bërë Ministri të Diasporës, ministri e cila përveç zhvatjes së buxhetit nuk mund t’i kujtojë asnjë hap apo vendim në përmirësim të kushteve të mërgatës,në këtë rast edhe heqjen e policave të sigurimit në kufi”, vlerësoi ai. Sipas Kadriajt, kjo është e pafalshme për institucionet tona, që po e dëmtojnë mërgatën, e cila kontribuon shumë në ekonominë kosovare.
Të fitosh miliona pa investuar asgjë
Deputeti i dikurshëm i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj, për “Kosova Sot”, tha se disa biznese tek ne në Republikën e Kosovës kanë përfituar para të majme nga mërgimtarët tanë, të cilët kanë kontribuar me të madhe në shtetndërtimin e vendit. “Vetëm tek ne ndodh që bizneset të përfitojnë pa meritë dhe mund të paramendoni se kanë inkasuar mbi 140 milionë euro e kanë shpenzuar si dëmshpërblim vetëm 10 milionë të fitosh 130 milionë pa as një investim, kjo ndodh vetëm në vendin tonë”, u shpreh ai.”Kur të shikohet se kush janë ‘bosët’ e këtyre kompanive, e kemi të qartë se këta janë mësuar gjithmonë kështu të përfitojnë, në kurriz të qytetarëve të vendit. Institucionet tona duhet urgjentisht që të ndërmarrin masa të shpejta për parandalimin e kësaj dukurie që po e ngarkon buxhetin e qytetarëve, e sidomos të mërgimtarëvetanë që me shumë mund e djersë i fitojnë paratë në vendet e ndryshme perëndimore”, vlerësoi Neziraj.
Ndërsa analisti Dardan Grapci tha për “Kosova Sot” se debati tregoi se milionat po vijnë pa u lodhur, ngase shteti i kriminalizuar e ka lejuar këtë hajni të hapur për tërë këtë periudhë, për llogari të mafio-oligarkëve të kriminalizuar dhe pushtetarëve në ortakëri me ta.”Por e keqja më e madhe është se me këtë rast është dëmtuar diaspora jonë, së cilës i kemi kaq shumë borxh, ndërsa dëmet janë edhe te qytetarët kosovarë, të cilët në pamundësi për të shfrytëzuar Kartonin e Gjelbër është dashur të paguajnë shumëfish më shtrenjtë për të udhëtuar jashtë vendit”, vlerësoi më tej ai.”Askush saktësisht nuk po e di dhe nuk po tregon se ku kanë përfunduar këto qindra miliona euro, edhe pse merret lehtësisht me mend se pushtetarët e të gjitha partive kanë qenë në mesin e përfituesve. Prandaj, mbetet mister se ku përfunduan 120 milionë euro përfitimet kriminale mbi kurrizin e mërgimtarëve kosovarë”, shpjegon Grapci. Sipas tij, kjo është një superzhvatje dhe arsyeja se përse licencat përkompanitë e sigurimeve po i jepen vetëm rrjetit të mafio-oligarkëve të lidhur me pushtetarët e inkriminuar.
Shteti në duart e mafio-oligarkëve
Analisti Reshat Badallaj-Zhuriani tha për “Kosova Sot” se mafio-oligarkët që e kanë në dorë shtetin nuk janë duke zgjedhur mjete për të plaçkitur popullin. “Këta mafio-oligarkë kanë një rrjet shumë të rrezikshëm në Kosovë, që nuk ka se kush t’u thotë boll më me vjedhje dhe t’i trazojë këto grupe banditësh e kriminelësh për të burgosur. Vetëm ndaluni shikoni, pos shumë hajnive se çka bëjnë vetëm me djersën e bashkatdhetarëve, që askund tjetër nuk i ndodh, në asnjë vend të Evropës, pos në Kosovë, për të cilën kanë dhënë shumë djersë, mund, gjak dhe çka është dashur nuk kanë kursyer. Pra, kthetrave të kësaj bande po u nënshtrohen bashkatdhetarët, duke vjedhur me qindra miliona euro, duke shtuar këtu edhe maltretimet dhe pritjet e panevojshme”, u shpreh ai.”Po vërtetohet se shteti ka rënë në duart e bandave, hajnave, matrapazëve dhe mafio-oligarkëve që me pauzë këtë pazar e ndajnë bashkë, ndërkaq këtë dëm po e paguan në shpatulla bashkatdhetari dhe se mjetet po shkojnë në fund në xhepat e këtyre bandave shtetërore të kanaleve të nëntokës kriminale. Bashkatdhetarët janë shumë të sigurt se mjetet që goditen dhe plaçkiten rëndë nuk shkojnë në buxhetin e shtetit për të pasuruar dhe për të zhvilluar, por mjetet shkojnë në xhepat e këtyre bandave dhe mafio-oligarkëve për t’i trashur xhepat e tyre të pangopshëm”, ka theksuar Badallaj. Sipas tij, kompanitë e sigurimeve kryekëput janë nën thonjtë e bandave dhe mafio-oligarkëve dhe e tërë pasuria ndahet pastaj nga këta banditë, duke e dëmtuar edhe popullin edhe buxhetin e shtetit.
(Kosova Sot)


