HW

Mafia ekonomike vërshon tregun me produkte të pakontrolluara

/ 7 minuta lexim
Fundamenti

Ditë më parë ka qenë vetë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj që para medieve vendore ka thënë se asnjë produkt që hyn në Kosovë nuk kontrollohet.”Çfarëdo që hyn në Kosovë nuk kontrollohet. Nuk e dimë se çka hanë fëmijët tanë”, citohet të ketë deklaruar Limaj, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të partisë së tij Nisma Socialdemokrate.

Sipas tij, disa agjenci janë duke u sjellë në mënyrë të pavarur dhe në kundërshtim me politikat qeveritare. “Vetëm një institucion bën politika në Kosovë. Është Qeveria që bën politika. Agjencitë e tjera duhet vetëm të respektojnë e të zbatojnë politikat e Qeverisë që janë aprovuar në Parlament”, ka thënë Limaj.

Ai ka shtuar se ka agjenci të pavarura që e pengojnë njëra-tjetrën. Analistët thonë se kjo dëshmon se gjendja në terren është e rëndë dhe e ndërlidhin me maifo-oligarkinë që ka përfitime nga kjo paligjshmëri. Sipas tyre, shteti është në duart e mafiooligarkëve të inkriminuar Devolli, ku terminali i tyre doganor realisht kontrollon gati të gjitha importet. Zëdhënësi i AUVK-ut, Lamir Thaçi, i pyetur nga gazeta se çfarë mendon për këto akuza të numrit dy të Qeverisë, nuk ka dashur që të bëjë komente.

Alarmet e “Konsumatori”-t u injoruan nga shteti

Ndërsa, Selatin Kaçaniku (“Konsumatori”), për “Kosova Sot”, tha se e ka mbështetur mendimin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj. “Edhe unë mendoj se mekanizmat e mbikëqyrjes e inspektimit të tregut, për kujdesin e mbrojtjen e ekonomisë, tregut dhe të qytetarit konsumator taksapagues, nuk janë të motivuar mjaftueshëm me kuadro, teknikë e me financa”, u shpreh ai. “Obligimi për motivim, kompletim e kompetivitet i takon Qeverisë dhe ministrive relevante. Qeverisë i takon që edhe gjithë infrastrukturën e cilësisë ta integrojë e ta bëjë funksionale si dhe ta largojë nga ndikimi ose politizimi nga kushdo qoftë. Mendoj se kjo bëhet e nuk bëhet me qëllim. Kontrolli i prodhimeve, mallrave e shërbimeve me të hyrë në kufi, në Doganë bëhet nga inspektori gjegjës, që te ushqimet kryesisht bëhet nga inspektorët e AUVK-ut, sipas modelit të ekzemplarit të rastësishëm, që po dëshmohet se është i pamjaftueshëm, joefikas dhe jo i besueshëm”, thotë Kaçaniku. “Ne shpeshherë kemi shprehur dyshimet e qytetarëve konsumatorë taksapagues se këto kontrolle dhe inspektime nuk mjaftojnë dhe si të tilla, ndodh që të “trukohen”.

Rezultati shihet në treg nga dallimet e mëdha mes cilësisë, sigurisë e çmimeve të produkteve të deklaruara në kufi ose me rastin e daljes nga linjat e prodhimit me ato që qytetarit konsumator taksapagues i ” imponohet ” të blejë. Dyshimet tona i kemi shprehur edhe ” te vendi ” dhe te kompetentët. Të gjithë ankohen e arsyetohen se nuk paraqiten rastet “e trukimeve ” dhe se mungon bashkëpunimi rreth identifikimit të problemit dhe të problematikëve recidivistë. Ndërsa ne mendojmë se “ata që do të bashkëpunonin ia kanë frikën hakmarrjes dhe humbjes së biznesit “, kartelizimit dhe monopolizimit, intrigimit të tregut nga politika, mosveprimi i ligjeve”, vijoi më tutje ai.

Agjencitë e pavarura janë blerë nga mafia

Mobi Casa

Analisti Florim Rrudhani tha për gazetën” Kosova Sot” se beson në pohimet e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, sepse ai i ka pasur informata. “Akuzat e z. Limaj qëndrojnë, sepse në Kosovë që nga pas lufta e deri më sot, në saje të lidhjeve që i kanë krijuar kompanitë e mëdha, thuajse gati asnjë produkt që hyn në Kosovë nuk kontrollohet apo më mirë të thuhet kontrollohet sa për sy e faqe. Andaj, janë të drejta pohimet e z. Limaj që ka thënë se çkado që hyn në Kosovë nuk kontrollohet. Sikurse që ishte shumë me vend pohimi i tij se ne nuk e dimë se çka po hanë fëmijët tanë”, potencoi Rrudhani.

Sipas tij, është i drejtë edhe vlerësimi i Limajt, kur thotë se disa agjenci janë duke u sjellë në mënyrë të pavarur dhe në kundërshtim me politikat qeveritare. “Andaj, qëndron vlerësimi i z. Limaj kur e thotë se vetëm një institucion bën politika në Kosovë dhe ajo është Qeveria që bën politika, kurse agjencitë e tjera duhet vetëm të respektojnë e të zbatojnë politikat e Qeverisë që janë aprovuar në Parlament. Sepse, ka agjenci të pavarura që e pengojnë njëra-tjetrën”, vijoi më tutje Rrudhani. “Kjo dëshmon se gjendja në terren, agjencitë e pavarura, si edhe çdo institucion tjetër janë detyrimisht në duart e mafio-oligarkëve të inkriminuar”, potencoi ai. Ndërsa, eksperti i ekonomisë Dardan Grapci, për gazetën ” Kosova Sot”, tha se gjendja në terren e agjencive të pavarura është skandaloze, pasi shumica sish janë në duart e mafio-oligarkëve detyrimisht, por ka disa sish që janë edhe me dëshirë, për shkak të parave që i marrin nga mafio-oligarkët Devolli. “Terminali doganor, që është në pronësi të vëllezërve Devolli, duhet të mbyllet urgjentisht, duke e ditur që nëpër këtë terminal doganor kanë qasje edhe politikanët e inkriminuar politikisht, por edhe ekonomikisht, duke bërë kontrata ilegale për vetura që vijnë në emër të Qeverisë, por në fakt ato vetuar janë për shfrytëzime familjare”, u shpreh Grapci.

Dikush po gënjen, AVUK-u apo Qeveria?

Eksperti i ekonomisë, Lulzim Beqiri tha për “Kosova Sot”, se deklarata e Limajt ishte një lajm shokues për atë si ekonomist nga fakti që nuk kontrollohet asnjë produkt që hyn në vend. “Kjo është më shumë se skandal!Si ka mundësi që një Qeveri të jetë më e mira dhe nuk ka akses në kontroll të produkteve që hyjnë në vend, a mos vallë gjithë kjo sëmundje vjen nga produktet që shpesh në media janë cilësuar si kancerogjene, çka han një konsumator kosovar?”, u shpreh ai. “Limaj duhet të dalë dhe të japë shpjegime konkrete dhe t’ua japë prokurorëve këto informata dhe të nisen hetimet menjëherë, sepse si ka mundësi që Agjencia për kontrollin e cilësisë së ushqimit del në çdo raport që e jep se jemi në rregull me cilësinë, kurse në anën tjetër ka zëra që nuk ka fare kontroll”, vijoi më tutje analisti Beqiri. “Padyshim, shumë agjenci qeveritare janë penguese të njëra- tjetrës, për pasojë e kemi edhe këtë gjendje ku jemi, këtu përgjegjës janë edhe Dogana e vendit, Policia e shtetit dhe agjencitë, të cilat në mënyrë specifike merren me kontrollin e cilësisë së produkteve që konsumojmë”, u shpreh Beqiri.

Skandalet u injoruan nga organet shtetërore

Analisti Reshat Badallaj-Zhurjani tha për “Kosova Sot” se vetë gazeta e ka thënë prej vitesh tashmë se shteti është i kapur nga bandat e mafio-oligarkëve dhe se Doganat e çdo dikaster tjetër kontrollohet nga dora kriminale e mafio-oligarkëve të bandës Devolli. “Dihet botërisht se vite të tëra kemi thënë se banda Devolli futën krunde derrash e qensh, qindra tonë,tej e përtej përmes Doganës dhe kush e kontrolloi, askush. Vodhën buxhetin e shtetit me qindra milionë euro, po kur i shtohet kësaj se familjet tona, u krahasuan me kafshët, që krundet përpos t´i iket tatimit, iu shtruan në sofër familjeve që pasojat e vdekjes së ngadaltë kanë filluar të shihen tani, me simptome kancerogjene”, potencoi ai. “Andaj, ku ishte dhe ku është dora e shtetit? Përse nuk u burgosen këta hajna, këta vrasës, këta kriminelë të nëntokës kriminale? A e dinë apo nuk e dinë shteti i shitur, Qeveria kuslinge, Kuvendi kukull, i kanë ditur dhe i dinë të gjitha bashkë me ata prokurorët memecë, që vetëm lehin kinse po bëjnë diçka. Në fakt, bëjnë shou dhe nuk guxojnë të bëjnë asgjë nga banda serbiane Devolli, sepse janë të kapur të gjithë në vallen e krimit të organizuar”, ka theksuar Badallaj.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.