Maestro Fehmi Fetahi nderohet me mirënjohje, gjithçka i dedikohet kulturës dhe mikpritjes në resortin “Vali Ranch”

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë i ka nda një mirënjohje Fehmi Fetahit për kontributin e tij të madh në fushën e turizmit dhe në veçanti për kulturën, mikpritjen dhe investimin e tij të madh që ka bërë në Kosovë.

Lirisht mund ta thërrasin maestro Fehmi Fetahin, pronarin e resorit “Vali Ranch” dhe krejt këtë epitet ai po e merr në saje të investimeve që po bënë në vendlindje dhe kulturës e mikpritjes që ndodhë në resortin e tij.

“Vali Ranch” në saje të punës së mirë që e ka karakterizuar që nga fillimi mbetet resorti më i vizituar në rajon. Mijëra klient kanë qarkulluar dhe qëndruar në ambientet e “Qytetit të Bardhë” dhe ky është një tregues i madh se investimi në turizëm ia ka vlejtur.

RCCOLA

“Po jam i lumtur që me punë dhe angazhim maksimal po shpërblehemi, dhe së pari, i falënderoj të gjithë klientët tanë që na qëndruan besnikë edhe këtë vit, ku kemi një rritje të fuqishme të punës, por gjithashtu e falënderojmë edhe Odën e Hotelerisë dhe Turizmit për përkrahjen! Ne do të vazhdojmë me përkushtim dhe prioritet në synimet tona, në zhvillim dhe rritjet edhe të stafit dhe objekteve” ka thënë Fehmi Fetahi pasi ka marrë mirënjohjen.

Fetahi thotë se kjo mirënjohje në radhë të parë i dedikohet klientëve nga të gjitha trojet shqiptare. “Ne jemi në shërbim të klientëve dhe dëshirave të tyre për të përjetuar momente të paharruara në resortin tonë” tha Fetahi./rajonipress/