United Hospital

Madhështia e një Iftari!

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Nexhmedin Saqipi – Nuk thuhet kot se “Ramazani dhe agjërimi ndihmojnë në forcimin e shoqërizimit të njeriut, të marrëdhënieve të tij brenda në familje dhe me pjesëtarët e tjerë të shoqërisë”. Kjo filozofi s’ka se si të mos lidhet me zhvillimin e kulturës së shoqërizimit dhe bamirësisë.

Duke u mbështetur në këto vlera që ka muaji i Agjërimit për myslimanët e botës, njeriu më i fuqishëm i planetit, presidenti i shtetit më të fortë, që njeh historia e njerëzimit, amerikani Donald Trump, shtroi iftar në Shtëpinë e Bardhë.

Në Iftarin e përbashkët me zyrtarë të lartë të administratës Amerikane, diplomatë e ambasadorë të qindra vendeve, presidenti Trump, nikoqir i këtij Iftari të madhërishëm tha se “Ramazani është koha kur njerëzit i bashkojnë forcat për t’i kultivuar shpresën, tolerancën dhe paqen. Pikërisht në këtë frymë jemi bashkuar sonte për iftar”.

Por e veçanta e këtij Iftari, për ne shqiptarët kudo që jemi, është se përkrah këtij burri të madh shtetëror, presidentit të shtetit më të fuqishëm në botë, Donal Trumpit, u gjet Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Vlora Çitaku.

Të ulesh afër një presidenti siç është Trump, në prani të qindra diplomatëve dhe ambasadorëve tjerë, nuk është e lehtë dhe aq e mundshme. Prania e Ambasadores shqiptare në një Iftar të tillë, ulja e saj afër presidentit, nuk e bënë krenare vetëm Vlora Çitakun, por gjithë shqiptarët gjithandej.

Meqenëse, zakonisht, gjatë Iftarit, shkëmbehen mendime, Ambasadorja Vlora, shfrytëzoj rastin të shprehet se në shtetin e saj, në Kosovën sekulare, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve.

FIDANISHTJA

Jo vetëm kaq, ajo e njoftoi presidentin Trump, mbi sfidat me të cilat ballafaqohet aktualisht Kosova dhe domosdoshmëria e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon ky shtet i ri.

Pjesëmarrja e Ambasadores Vlora Çitaku, në Iftarin e shtruar në Shtëpinë e Bardhë, pati jehonë të madhe në mediat rajonale dhe vendore, duke i llogaritur edhe ato serbe dhe disa shqiptare, te cilat nga kënde të ndryshme e kanë parë këtë iftar të madhërishëm.

Përveç presidentit amerikan Trump, që shtroi Iftar me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, kështu veprojnë e dhe Ambasadat amerikane të akredituara në shtete ë ndryshme, par edhe në Serbi.

Sa i përket Iftareve të organizuara nga Ambasadat e akredituar në Serbi, vlen të ceket se ato zënë fill nga viti 2001, kur për herë të parë, para 18 vjetësh, në vilën ministrore të organizuar nga ministri federative i pakicave Rasim Lajiçi, u shtrua një Iftar me ambasadorët e shteteve islamike, të akredituara në Beograd, e ku ishin të pranishëm Nexhmedin ef. Saqipi, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, Shaip Kamberi, kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut dhe Fatmir Hasani, kryetar i Fondit Solidar.

E sot organizimi i Iftareve është kthyer në traditë, mirëpo ka disa nga qarqe të ndryshme, këtë mision e shfrytëzojnë për qëllime politike, komerciale dhe propagandistike.

Si do që të jetë, çështja e Iftareve dhe misioni që ka muaji i shenjtë i Agjërimit, janë vlera universale, të cilat zhvillojnë te individi dhe shoqëria ndjenjat e tolerancës, mirëkuptimit, paqes, solidarësisë e komunikimit ndërfetar dhe ndërnjerëzor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.