Eko Higjiena

Macron: Tensionet në Kosovë janë ulur pak – jam i shqetësuar, por nuk kam frikë nga rifillimi i konfliktit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron së bashku me presidentin e Konfederatës Zvicerane, Alain Berset gjatë një paraqitjeje para studentëve në Universitetin e Lozanës është pyetur edhe lidhur me situatën Ballkan, rrjedhimisht tensionimin e situatës në Kosovës pas sulmit në Banjskë të Zveçanit nga një grup terrorist.

Siç njofton “24heures”, Macron i pyetur për tensionimin e situatës në Kosovë ka thënë aktualisht se janë “ulur pak”.

“Tensionet janë ulur pak….”, tha ai.

FIDANISHTJA

Ai shpreson se liderët e dy “kampeve” të ndryshme, duke aluduar në kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të ndjekin ‘udhërrëfyesin’ që është vendosur.

Presidenti francez po ashtu ka thënë se është i shqetësuar, por jo i frikësuar për rifillimin e konfliktit në Kosovë.

“Jam i shqetësuar, por nuk kam frikë nga rifillimi i konfliktit në Kosovë”, përfundon ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.