Mobi Casa

Macron pas takimit me Vuçiqin: Përgjegjësit për Banjskën të sillen para gjykatës, të organizohen zgjedhjet në veri

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

“Normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën është një premtim dhe një peng për stabilitetin e rajonit dhe kontinentit”, tha presidenti francez Emmanuel Macron para homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq në një konferencë për media mbrëmjen e sotme.

Ai u bëri thirrje palëve të përmbushin angazhimet e tyre dhe të bëjnë “kompromise të vështira”. Ai kërkon që përgjegjësit për Banjskën të dalin para gjykatës dhe të organizohen zgjedhjet në veri të Kosovës.

Macron po ashtu ka përmendur edhe Asociacionin, ndërsa për vendimin e Prishtinës për dinarin ka thënë se ka shkaktuar tensione të panevojshme që duhet të shmangen.

Mobi Casa

Emmanuel Macron tha sonte se stabiliteti i rajonit “është kuptimi i marrëveshjes Bruksel-Ohër të lidhur pak më shumë se një vit më parë”.

Ai thekson se Franca do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e BE-së në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe thotë se “do të bëjë gjithçka që premtimet të realizohen”.