RCCOLA

Macron e Scholz i shkruajnë edhe Kurtit, i kërkojnë vendime të vështira dhe normalizim raportesh me Serbinë

/ 2 minuta lexim

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholzdhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron i kanë shkruar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

I kërkohet Kurtit që të jetë i gatshëm për vendime të vështira për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Të dielën liderët e Gjermanisë dhe Francës i kanë shkruar edhe presidentit të Serbisë, Aleksnadër Vuçiq me të njëjtën porosi.

RCCOLA

Letra e plotë drejtuar Kurtit

I dashur Kryeministër, Po ua adresojmë këtë letër në një kohë vendimtare për sigurinë në kontinentin Evropian dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të bindur që në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës na duhet të bëjmë përpjekje edhe më të fuqishme që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe për të gjetur zgjidhje për mosmarrëveshjet e kamotshme bilaterale dhe rajonale. Për Ballkanin Perëndimor normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie kruciale. Po u adresohemi juve si lider i shtetit tuaj, për t’u bërë thirrje për të treguar gatishmëri dhe zgjidhje maksimale për të marrë vendime të vështira, që shpijnë drejt progresit të dialogut të udhëhequr nga BE, në mes Kosovës dhe Serbisë. Tensionet e kohëve të fundit kanë treguar se hapat konstruktivë në rrugën përpara janë urgjentisht të nevojshëm, në nivelin praktik dhe politik. Prandaj, ne kemi ngarkuar me punë këshilltarët tonë të politikës së jashtme dhe sigurisë, z.Jens Plötner dhe z.Emmanuel Bonne, për të mbështetur direkt Miroslav Lajčak në përpjekjet e tij. Propozimi ynë është, që Këshilltarët të bëjnë një vizitë të përbashkët me Miroslav Lajčak në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të gjejnë opsionet, që procesi të lëvizë përpara shpejt. Shpresojmë shumë që kjo iniciativë do të ketë interesin dhe përkrahjen tuaj.