Mobi Casa

Macron bisedon me Vuçiqin: Folëm në detaje për situatën në rajon, dënojmë çdo veprim të njënashëm që e rrezikon dialogun Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron njoftoi se sapo ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin tha se ka biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe për “detaje” të situatës në Ballkanin Perëndimor.

Duke shkruar në serbisht, Macron tha se ia ka përsëritur Vuçiqit “bindjen” e tij se “e ardhmja europiane e Serbisë është rruga e saj e vërtetë”, si dhe “shpresën” e tij “që ajo do të përparojë në atë rrugë të reformave dhe anëtarësimit, në frymën e dialogut”.

“Diskutuam për të gjitha aspektet e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Francës dhe vendosëm ta forcojmë më tej bashkëpunimin tonë”, shkroi ai në X.

Presidenti francez tha se “folëm gjithashtu në detaje për situatën në rajon”.

Uji Dea

“Theksova rëndësinë që Franca i kushton stabilitetit, unitetit dhe sovranitetit të Bosnjë e Hercegovinës, si dhe respektimit të sundimit të ligjit”, tha ai.

Më tej, Macron përmendi dialogun Kosovë-Serbi dhe tha se e dënon çdo veprim të njëanshëm që mund ta rrezikojë atë.

“Rikujtova rëndësinë e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe dënimin tonë ndaj çdo veprimi të njëanshëm që mund ta rrezikojë atë”.

Me vendet e Ballkanit Perëndimor, Macron tha se “Europa do ta realizojë dhe përqafojë fatin e saj – në unitet, solidaritet dhe përgjegjësi”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.