UBT

Macari: Januzaj i shkëlqyeshëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lou Macari, legjenda e Manchester United-it, ka lavdëruar paraqitjen e talentit shqiptar, Adnan Januzajt në humbjen kundër Chelseas.

Chelsea dje në ‘Stamford Bridge’ mundi United-in me rezultat 3-1, në kuadër të Premier Ligës angleze.

Pavarësisht disfatës së ‘Djajve të Kuq’, megjithatë, nuk mungojnë lëvdatat për 18 vjeçarin shqiptar, i cili ishte lojtari më i mirë tek skuadra e David Moyes.

Fundamenti

Macari mendon se Januzaj ka bërë lojë mjaft të mirë. Sipas tij, përballja me Chelsean ishte një test i madh për mesfushorin shqiptar. Macari thotë se Januzaj e ka kaluar me sukses testin e djeshëm.

“Shikojeni Januzajn dhe përshtypjet që ka lënë. Ai e pranon topin dhe vrapon drejt mbrojtësve duke u ballafaquar me ta. Nganjëherë ai e humb topin, por nuk ka rëndësi, ai veçohet nga të tjerët”, ka thënë Macari.

“Ishte një test i madh për të dhe mendoj se e kaloj me rezultat të shkëlqyeshëm. Ai nuk shënoi dhe ishte pjesë e skuadrës humbëse, por mendoj se bëri gjëra në ndeshje që nuk ishin lëvizje të një 18-vjeçari, por veprime të një futbollisti me përvojë. Mendoj se kishte shkëlqim të vërtetë kundër Chelseas dhe David Moyes e di se mund ta angazhojë atë në ndeshje të mëdha në të ardhmen me besim të madh”, ka theksuar Macari.