ARKATANA

Maas: Dialogu të përfundojë me njohje, duhen kompromise

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, gjatë takimit me krerët e shtetit, ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Tutje ka theksuar se në procesin e dialogut duhet të ketë kompromise deri në zgjidhjen përfundimtare.

“Njohja e Kosovës do të jetë një nga elementet e zgjidhjes, përndryshe s’do të realizohet. Është normale që në dialogjet për normalizim, duhet të ketë dhe ka kompromise. S’dua të tërheq linja të kuqe, por e di që edhe nga ana tjetër, për shkak të rrethanave historike do të jetë e vështirë dhe s’dua ta ngarkoj edhe më tej procesin, por në fund të procesit dëshiroj të gjejmë zgjidhje për të gjitha çështjet”, ka deklaruar ai.

Uji Dea

Çështjen e kompromiseve në dialog ditë më parë e përmendi edhe presidenti amerikan, Joe Biden, në një letër drejtuar kryeministrit Albin Kurtit.

Ministri i Jashtëm gjerman, ka folur edhe për sigurimin e vaksinave kundër coronavirusit.

Maas ka thënë se gjatë javëve të ardhshme do të vijnë edhe një numër prej 100 mijë vaksinave antiCOVID në Kosovë.

Më tej theksoi se është i vetëdijshëm që kjo nuk është e mjaftueshme, prandaj theksoi se do të vazhdojnë t;i dalin në ndihmë Kosovës për të vaksinuar edhe pjesën tjetër të popullsisë./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.