UBT

M.Xh: Nuk e kam goditur policin e gjitha e montuar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Rasti i fundit shumë i përfolur në media, sidomos ato serbe, që një shqiptarë 66 vjeçar nga Tërrnoci e ka goditur shuplak policin në detyrë, po del të jetë i pa saktë edhe përkundër masave që janë ndërmarrë nga ana e organeve të rendit ndaj të moshuarit shqiptarë.

Siç ka mësuar BujanociNet, shqiptari M.Xh i cili akuzohet për dhunë fizike ndaj policit, gjatë deklaratës së tij dhënë Gjykatësit hetues në Vranjë, ka thënë se nuk e ka goditur policin dhe as që e ka prekur me dorë, vetëm se i ka ngritur duart lartë në shenjë proteste ndaj padrejtësisë që e ka bërë polici, i cili sipas M.Xh, nuk i ka rrespektuar rregullat, duke e lëshuar një automjet para tij me të njetën shkelje të rregullores së komunikacionit, ndërkohë që këtë e kishte ndaluar, dhe e gjithë revolta e M.Xh ka qenë ndaj policit i cili nuk i ka trajtuar të gjith ngasësit në mënyrë të barabartë.

Mobi Casa

Siç ka mësuar BujanociNet, rasti tashmë është dërguar në procedurë të rregullt gjyqësore. Në momentet e ngjarjes dëshmitarët okularë kanë vërejtur edhe forca shtesë të policisë në vendin e ngjarjës, duke përfshirë edhe njësitin e intervenimit të shpejt.

Për rastin në fjalë menjëherë është njoftuar edhe Ministria e punëve të brendshme si dhe të gjitha mediat në Serbi./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.