UBT

LVV zyrtarizon futjen në garë për pushtet në RMV, këshilltari i Kurtit dhe dy gra garojnë për deputetë

/ 7 minuta lexim
KKVITI

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kanë thënë për Ekonomia Online se Qeveria Kurti, do të tërhiqet përsëri nga vendimi për çështjen e dinarit serb edhe pse kryeministri ka premtuar që nuk do të pranohen propozimet që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së.

Nga këto parti kanë thënë se mos koordinimi i qeverisë me aleatët për këtë çështje do të krijojnë kosto të mëdha në të ardhmen dhe se do ti rrisë edhe kërkesat karshi themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe edhe kompetencave që ky Asociacioni do ti ketë.

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Hykmete Bajrami, për EO ka thënë se që nga ardhja në pushtet e Lëvizjes Vetëvendosje në Bruksel janë diskutuar vetëm çështjet e brendshme të Kosovës, sipas saj, duke e parë këtë historik, qeveria do të tërhiqet edhe nga premtimet e dhëna për këtë rregullore.

“Prej që LVV-ja ka ardhur në qeveri nuk është diskutuar as gjë tjetër në Bruksel me Serbinë përpos çështjeve të brendshme të Kosovës dhe natyrisht duke parë historikun dhe rrjedhjen e ngjarjeve në këto tri vite të fundit ka shumë gjasa që qeveria të tërhiqet edhe për një gjë të tillë. Por unë besoj që pyetja të cilën ne duhet ti parashtrojmë vetës për këtë rast është cilat janë përfitimet dhe cilat janë kostot të cilat Kosova i ka paguar gjatë krejt kësaj periudhe me çështjen e dinarit” ka thënë ajo.

Bajrami ka thënë se qeveria e Kosovës me eksperimentet e saj i ka mundësuar presidentit serbe Aleksandër Vuçiq, që të luaj rolin e viktimës në Këshillin e Sigurimit, në ditën kur Parlamenti Evropian kishte votuar rezolutën për manipulim e zgjedhjeve në Serbi.

“Ne e kemi parë që çështja e rregullores dhe çështja e dinarit u bë çështje në momentin kur ne kishim falimentim të rregullt të Bankës Komerciale të Serbisë për shkak të blerjes së aksioneve të saj nga ana e NLB bankës nga Sllovenia. Natyrshëm unë besoj që përdorimi i dinarit në Kosovë më mbylljen e Bankës Komerciale pritej që të zbehej në maksimum, u politizua një çështje, ne patëm një takim në Këshillin e Sigurimit. Pikërisht në ditën kur Parlamenti Evropian votoj një rezolutë për manipulim e zgjedhjeve në Serbi. Në ndërkohë me eksperimente e Qeverisë së Kosovës ne i mundësuam Vuçiq që pikërisht atë ditë ai ta luaj rolin e viktimës në Këshillin e Sigurimit. Konsideroj që ishte e kushtueshëm për Kosovën dhe ishte jashtëzakonisht, unë e kam parë më shumë keqardhje të gjitha kritikat që nga aketrët ndërkombëtar në Këshillin e Sigurimit në këtë rast i ka marr Kosova”, ka thënë ajo.

Deputetja e LDK-së ka thënë se si shkak i kësaj çështje qeveria e Kosovës pa të drejtë është duke u portretizuar si qeveri që punon kundër komuniteti serbë.

Sipas saj, edhe pse kjo rregullore është në fuqi, në katër komunat veriore ende ka përdorim të dinarit serb.

Mobi Casa

“Për shkak të çështjes së dinarit për herë të parë konsideroj që qeveria e Kosovës, unë konsideroj që pa të drejtë, po kjo nuk ka fare rëndësi, po portretizohet si qeveri e cila po punon kundër komunitetit serbë edhe kjo ka me i kushtuar Kosovës jashtëzakonisht shumë. Tani këta mund të ngulin këmbë që rregullorja të mos ndryshohet por ju e dini që vetëm një javë pas këta kanë pranuar që implementimi i rregullores të këtë një fazë tranzicionale prej tre muajsh. Kam parë edhe raportime por konsideroj edhe sot që nëse shkoni në katër komuna veriore atje ka përdorim të dinarit. Konsideroj që një çështje e tillë ka mundur të rregullohet në bashkërendim me ShBA-të, me shtet e KUINT-it dhe në mënyrë pak sa ma graduale, në mënyrë që prapë po e them që qeveria të mos portretizohet padrejtësisht si qeveri e cila po e lufton komunitetin serb, sepse konsideroj që nuk është e mirë për vendin tonë. Ka me krijuar kosto të mëdha edhe në të ardhmen, ka mi rit kërkesat karshi edhe themelimit të Asociacionit po edhe kompetencave që ai do ti ketë edhe në aspektin e çështjeve monetare”, ka thënë ajo.

Anëtari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Hajdar Beqa, ka thënë se qeveria duke u tërhequr nga vendimet që merr, është duke krijuar dëme të pariparueshme për vendin.

“Realisht nuk i kisha marr serioze deklarimet e mazhorancës sepse ne po e shohim se nuk është duke u diskutuar diçka tjetër. Unë mendoj që kjo qeveri në mungesë të vizionit, mungesë të strategjisë të forcimit të raporteve me partneret edhe ato ura që kanë qenë të lidhura në mesë Kosovës dhe shteteve mike, një formë apo tjetër i kanë lënduar. Andaj kjo qeveri me keqardhje them po na shtini në disa situata të cilat kur po tërhiqen po krijon dëm për vendin edhe ai dëmi është shumë i pa riparueshëm. Qeveri nuk është stabile as në deklarata as në qëndrime dhe këto do të vazhdoj më atë avazin e vete”, ka thënë ai.

Ai ka thënë kjo çështje në këtë fazë është e vështirë që të menaxhohet, sipas tij, është dashur që para veprimit qeveria të bëjë një senzibilizim të opinionit ku në këtë mënyrë nuk do të dëmtohej as kush.

“Nuk e shoh stabile dhe besoj që kjo është çështje që është dashtë të mos e përzier me politikë me BQK-në kryeministri. Por fillimisht ju dok popullizëm e tani ju ka kthyer në një formë apo tjetër fatkeqësisht një auto gol edhe kryeministri edhe vendit. Mendoj që është vështir që të menaxhohet në këtë fazë sepse është dashur para veprimit të bëjë një senzibilizm të opinionit që nuk dëmtohet as kush më këtë veprim dhe në të njëjtën kohë të ketë dakordim me partneret siç janë ShBA-të dhe shtete e BE-së”, ka thënë ai.

Deputeti i PDK-së ka theksuar se kryeministri Kurti është duke e përdorur veriun e vendit për poena politik, duke mos menduar pasojat që po i shkakton vendit.

“E shohë të tërhequr kryeministrin, në të gjitha kauzat ai edhe nëse e marrim në të kaluarën, apo rruga e tij që të vije në pushtet i bjenë që nëse i përkthejmë ato kauzë se si ka ardhur në pushtet ky ka hequr dorë nga të gjitha. Edhe nga Asociacioni, do ta shohim edhe me dinarin. Ai është duke u munduar që ta përdor veriun për poena politike, fatkeqësisht nuk po ja vendos lapsin se sa po i bënë dëme vendit. Ne po e shohim se situata e sigurisë në vend është e keqe, po humbin jetë qytetaret edhe në Prishtinë edhe në qytetet e tjera dhe mendoj që duhet të fokusohemi në tërë Republikën e Kosovës”, ka thënë ai për EO.

Të enjten e 4 prillit në Bruksel pritet që të zhvillohet takimi i radhës drejt gjetjes së një zgjidhjeje për çështjen e dinarit në mes të kryenegociatorëve, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit.