RCCOLA

LVV: Vitia nuk e meriton qeverisjen aktuale

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Kur po bëhen gati dy vjet që Sokol Haliti dhe “ekipi brilant” kanë marrë pushtetin komunal në Viti, degradimi i qeverisjes së tij ka marrë përmasa shqetësuese. Në vend të rezultateve konkrete në përmirësimin e kushteve të qytetarëve të Vitisë dhe kthimit të shpresës, Sokol Haliti gjithnjë e më shumë po shton zhgënjimin dhe po dëshmon mungesën e vizionit dhe ndjeshmërisë ndaj nevojave reale të qytetarëve thuhet në reagimin e degës së LVV në Viti.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje në Viti dështimi i tij në ofrimin e zgjidhjeve, tashmë po vërehet në të gjitha fushat. Pavarësisht përpjekjeve që me arrogancë propagandistike dhe nëpërmjet fotografive, këto dështime nuk mund të mbulohen. Në vend të adresimit të nevojave reale të qytetarëve, qeverisja aktuale komunale është vënë në shërbim të grupeve të interesit dhe klaneve partiake.

Fatkeqësisht, pothuajse në të gjitha fushat, problemet kanë mbetur të njëjta, madje në shumë prej tyre kemi edhe përkeqësime. Për të mbështetur këtë, për të cilat Lëvizja VETËVENDOSJË!, mund të ofroj fakte të pakundërshtueshme dhe të bollshme, po rendisim në formë të përgjithësuar, vetëm disa nga fushat që konsiderojmë që pasqyrojnë mënyrën se si po degradohet qeverisja e komunës së Vitisë, Përkeqësim, shkelje të ligjit dhe procedurave dhe politizim të skajshëm të arsimit. Obligimi ligjor për kontrata të përhershme për arsimtarët, vazhdon të keqpërdoret për qëllime të ulëta politike, Qytetarët e Vitisë edhe për shërbime elementare detyrohen të drejtohen për në Gjilan. Nuk ka përmirësim të shërbimeve dhe sërish mungojnë edhe barnat më elementare, Bujqësia vazhdon të injorohet tërësisht dhe nuk ka asnjë përpjekje për të ndihmuar bujqit e Vitisë. Se sa është real ndikimi në qendër i proklamuar nga Sokol Haliti, më së shumti mund të vërehen në këtë sektor, ku bujqit e Vitisë, përkundër që e merituan dhe i plotësuar kushtet, pothuajse nuk përfituan mbështetje nga qendra, pothuajse në asnjë projekt serioz, Dështimin në menaxhimin financiar, tashmë e ka konfirmuar edhe Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, Vazhdon dhënia e kontratave pothuajse vetëm për militant partiak apo financues të fushatës së partisë. Në disa raste ka dyshime edhe për konflikt interesi, Në përpjekje për të mbuluar dështimin e realizimit të premtimeve pa mbulesë, komuna ka filluar një numër të projekteve gjysmake, me cilësi të ulët dhe jashtë çdo standardi profesional. Vonesat në realizim të punimeve, madje edhe vetëm për të pritur shkrepjen e fotografive janë evidente, Vazhdon të ketë drejtor që ushtrojnë funksione që sipas ligjit mund të cilësohen konflikt i drejtpërdrejt i interesit, apo që emërohen të kryejnë detyra që sipas ligjit duhet të ushtrohen nga shërbyes civil, Nuk ka asnjë përmirësim në ofrimin e shërbimeve nga komuna.

Këto janë vetëm disa nga dështimet e qeverisjes aktuale, koston e së cilës po e paguajnë qytetarët e Vitisë. Ndërsa premtimet e shumta, si në rastin e Palestrës sportive, duket që tashmë janë harruar.

Mobi Casa

Qytetarëve të Vitisë iu duhet zgjidhje, jo improvizime.
Lëvizja VETËVENDOSJE! qendra në Viti i bënë sërish thirrje Sokol Halitit dhe ekipit të tij që të rishikoj qeverisjen dhe të ndalin degradimin e të punojnë që komuna kthehet në institucion në shërbim të të gjithë qytetarëve, që ofron shërbime të shpejta dhe cilësore dhe është në funksion të krijimit të kushteve për zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Dy vite të humbura janë shumë, por do të ishte më keq që të humbim edhe vitet në vazhdim.

Lëvizja VETËVENDOSJE! qendra në Viti do të vazhdoj të ndjek me vëmendje të gjitha zhvillimet në Viti dhe do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët e terren për të ngritur bashkërisht zërin sa herë që e kërkon interesi i përgjithshëm i Vitisë thuhet në reagim./rajonipress/