LVV: Po shtohet dhe po rritet përkrahja e madhe për Lëvizjen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në kuadër të vazhdës së anëtarësimeve të reja, Lëvizja VV po rritet çdo ditë. Interesimi i qytetarëve për tu bërë pjesë të ndryshimit të madh po shtohet çdo ditë e më shumë, ndërkohë që me këtë interesim po shtohet dhe po rritet përkrahja e madhe për Lëvizjen.

Të dielën Qendrës së Lëvizjes VV në Gjilan i janë bashkuar disa anëtarë të rinjë, në mesin e tyre intelektualë të fushave të ndryshme.

Lëvizjes sot iu bashkua Fatlum Xhaçkaj, i cili ka përfunduar studimet për magjistraturë në Fakultetin Juridik, në modulin Civilo-Juridik. Fatlumi ka mbajtur praktikën në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Fundamenti

Lëvizjes sot iu bashku edhe Agron Syla, inxhinier i makinerisë dhe njëherit njohës i disa gjuhëve të huaja. Agroni është ligjërues në gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, ndërsa ka punuar edhe në disa organizata ndërkombëtare.

Lëvizjes sot gjithashtu iu bashkua edhe Egzon Hajdari, student i nivelit master ne Fakultetin Ekonomik, drejtimi Marketing dhe Menaxhment Biznesi. Egzoni menaxhon një mikrobiznes, ndërsa është marrë me aktivitete të shumta rinore dhe humanitare.

Të tre këta, njejtë si edhe shumë të rinjë të tjerë i janë bashkuar Lëvizjes VV, sepse e shohim atë si te vetmen shpresë për secilin qytetarë të Republikës./rajonipress/