Mobi Casa

LVV në Artanë padit Kryetarin e Komunës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Qendra në Artanë e Lëvizjes VVpërmes Kryetarit të saj Abdyl Gashi ka parashtruar kallëzim penal ndaj Kryetarit të Komunës së Artanës (Novoberdës), Svetislav Ivanoviq për punësimin e paligjshëm, pa asnjë konkurs publik të bashkëshortes së tij, Vesna Ivanovic, duke e paguar me pagë mujore në shumën prej 555.62 € (bruto).

Lëvizja e akuzon Ivanoviqin për veprën penale të konfliktit të interesit, sipas nenit 424 par.1 të KPRK-së. Po ashtu, Qendra e Lëvizjes në Artanë e akuzon bashkëshorten e Kryetarit të Artanës edhe për faktin se pothuajse asnjë ditë deri më tani nuk është paraqitur në vendin e saj të punës, duke lënë të mendohet fakti se i pandehuri Sevtislav Ivanoviq e ka punësuar bashkëshorten e tij vetëm me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten e tij.

FIDANISHTJA

Qendra në Artanë i bën thirrje Prokurorisë Themelore në Gjilan, që në bazë të autorizimeve ligjore, të fillojë hetimin kundër të pandehurit Svetislav Ivanovic, ndaj të njëjtit të ngrejë aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan-Departamenti i Përgjithshëm dhe të kërkojë shpalljen e tij fajtor dhe dënimin e parashikuar nga ligjet përkatëse thuhet në njoftimin e LVV dega në Artanë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.