HW

LVV-LDK pajtohen për bashkëqeverisje – nesër pritet dorëheqja e Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit dhe nënshkrimi i marrëveshje

/ 2 minuta lexim
HW

Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga afati kushtetues për formimin e Qeverisë, dy partitë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i kanë përafruar qëndrimet për bashkëqeverisje.

Dakordimi për koalicion LVV-LDK u bë pas shumë takimesh mes vete të cilat nuk sollën rezultat deri me tani – përkundër që janë bërë dy muaj nga certifikimi i rezultateve e rreth katër muaj nga mbajtja e zgjedhjeve.

Së fundi dy subjektet politike ishin pajtuar pothuajse për gjithçka, por kishte mbetur pezull çështja e Kryetarit të Kuvendit, për të cilën LDK insistonte t’u takojë atyre.

Pas këmbënguljes së LDK-së, Vetëvendosje do të lëshojë pe, dhe Glauk Konjfuca pritet që nesër të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit duke marrë tjetër post, bëjnë të ditur burimet e Telegrafit brenda dy partive.

Marrëveshja përfundimtare pritet të nënshkruhet të dielën dhe të bëhet publike edhe zyrtarisht nga këto parti.

Eco Higjiena

Sa i përket ministrive ndarja parashihet të jetë 5 me 5, edhe pse ende nuk është e definuar saktë nëse do të shtohen më shumë ministri.

Ndërkaq, janë marrë vesh që çështja e presidentit të mbetet kur t’i përfundojë mandati presidentit aktual Hashim Thaçi.

Me 3 shkurt, e hënë, është thirrur seanca për votuar për formimin e qeverisë së re, sipas kërkesës së mandatarit për kryeministër, Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor 2019.

Ato u nxitën nga një dorëheqje e kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi mori ftesë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.