RCCOLA

LVV – LDK-ja pa ujdi, seanca konstituive më 24 dhjetor

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët për bashkëqeverisje as në takimin e djeshëm, të mbajtur në nivel kryetarësh. Dakordimi i vetëm i së mërkurës ka qenë intensifikimi i bisedimeve. Sidoqoftë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur seancën për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit më 24 dhjetor, shkruan sot gazeta Zëri.

Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme të LVV – LDK-së se këto ditë do të ketë marrëveshje për bashkëqeverisje, takimi i djeshëm mes liderëve të këtyre dy subjekteve ka përfunduar pa marrëveshje për koalicion qeverisës.

Uji Dea

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kreu i LDK-së Isa Mustafa nuk janë deklaruar fare pas takimit, megjithëkëtë përmes një njoftimi, të lëshuar për medie, është bërë e ditur se palët janë dekoruar vetëm për intensifikim të bisedimeve. Në anën tjetër, zyrtarë të të dyja subjekteve ditëve të fundit janë shprehur optimistë se negociatat dymujore shumë shpejt do të kurorëzohen me dakordim të plotë për marrëveshjen finale.

Por Vetëvendosja dhe LDK-ja ende nuk janë marrë vesh për pozitën e presidentit. Insistimi i LDK-së për ta marrë këtë post po vazhdon të pasohet me kundërshtimin e fortë të LVV-së që një gjë e tillë të mos ndodhë në asnjë rrethanë. Sidoqoftë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për datën 24 dhjetor ka thirrur seancën për konsitutimin e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.