Mobi Casa

LVV-ja s’ka vota veresie për Haradinajn, PDK-ja s’e ka diskutuar ende

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj po kërkon ta zërë karrigen e presidentit të vendit pas aktakuzës së konfirmuar ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi. Në synimin drejt zyrës së presidentit, Haradinaj u ka kërkuar vota borxh dy partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Para pak ditësh, Haradinaj zbuloi synimin e tij për ta marrë mbështetjen e LVV-së dhe PDK-së, që përfshin një “marrëveshje veresie” me dy partitë opozitare, shkruan Gazeta Express.

“Unë e kam dhënë një ofertë për të marrë edhe besimin e PDK-së. Këtë do t’ia kthej me votë kësaj partie për ndonjë post të një figure të tyre, qoftë president, kryeparlametar, kryeministër. Këtë mund ta bëj edhe pas zgjedhjeve të ardhshme. Pra, që ata të më japin votat tani dhe ne t’ua kthejmë kur atyre t’iu duhen. Ata mund të votojnë edhe pa marrë pjesë në Qeveri, por pjesëmarrja e tyre do të krijonte stabilitet. Ne po japim premtim në parim. Është vendim i tyre. Ata mund të thonë s’po ia duam votën tuaj pastaj, por nëse e kërkojnë është një borxh politik”, tha Haradinaj në “Rubikon”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tha se për figurën e tij kanë respekt edhe partitë e koalicionit, LDK, Nisma dhe AKR, por se i duhen 2/3 e votave të deputetëve.

“Çka ka te kandidatura ime që është e qëndrueshme? Te unë besojnë një numër i qytetarëve në Kosovë edhe nëse s’janë votues të mi. Kategoritë e lirisë, të UÇK-së kanë një respekt për mua edhe pse nuk më japin votë gjithë”, u shpreh Haradinaj në Klan Kosova.

FIDANISHTJA

Një ofertë të tillë Haradinaj tha se do të mund t’ia bënte edhe partisë së Albin Kurtit.

Por, nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, e quajti neveritëse këtë ofertë të Haradinajt. Në DPT Te Fidani në televizionin T7, ndërsa tha se s’do të bëjnë pazare për këtë pozitë.

“Ramushi e dha një koncept të votës veresi. Unë konsideroj që për këtë temë as nuk duhet të bëhen pazare, pasi ajo që ka nevojë Kosova është një qeverisje e re. Një qeverisje që ju ka ndërpre jeta në mënyrë makabre në mars të këtij viti. LVV mendon që duhet të kemi zgjedhje të reja në vend. LVV nuk hyn në kurrfarë pazari për presidentin, është gabim, bile edhe e neveritshme”, ka thënë Konjufca.

Ndërsa, deputetët e PDK-së, Abelard Tahiri e Bekim Haxhiu, ishin të vetmit zyrtarë nga ky subjekt që folën për ofertën e Haradinajt, ndonëse nuk patën përgjigje konkrete. Ata thanë se në PDK nuk është diskutuar ende kjo çështje. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.