RCCOLA

LVV-ja e LDK-ja s’e duan Nismën e AKR-në në Qeveri, vendi drejt zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim

Dy partitë që dolën të parat nga zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të pranojnë ta formojnë qeverinë e re me asnjërën nga partitë që kanë keqqeverisur në mandatin e kaluar, duke përjashtuar kështu një koalicion të mundshëm me Nismën dhe me AKR-në. Kësisoj, sipas analistëve vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të pranojnë të bashkëqeverisin me koalicionin Nisma – AKR, ndonëse pikërisht këto subjekte mund t’ua rrëmbejnë dy partive fituese të zgjedhjeve 4 deputetë.

Të paktën kështu kanë deklaruar përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët thonë se nuk do të ftojnë për bashkëpunim rreth formimit të qeverisë së re asnjë parti, e cila ka keqqeverisur në mandatin e kaluar, pavarësisht rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Uji Dea

Në anën tjetër nga koalicioni Nisma – AKR janë shprehur se nuk kanë interes të bëhen pjesë e qeverisë së re, mirëpo ata kanë theksuar se për të vendosur përfundimisht për këtë çështje duhet pritur certifikimi i rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, shkruan më tutje “Zëri”.

Kurse njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se koalicioni Nisma – AKR me të kaluar pragun prej 5% do të faktorizohet përsëri.

Rrjedhimisht sipas tyre, nëse Vetëvendosja nuk e fton Nismën në Qeveri, atëherë gjasat janë reale që vendi të shkojë përsëri në zgjedhje.