United Hospital

LVV-ja diskuton me zyrtarët e BE-së krijimin e Qeverisë së re

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës ka pasur një takim të rëndësishëm. Kryetari i LVV-së, Visar Ymeri, bashkë me kandidatin për kryeministër Albin Kurtin, kanë takuar eurodeputetin socialdemokrat nga Kroacia Tonino Picula dhe përfaqësuesit e zyrës së Komisionerës së lartë për Siguri dhe Politikë të jashtme, shefen e kabinetit Fabrizia Panzetti dhe këshilltaren e kabinetit Ana Maria Baura.

Siç është bërë e ditur në komunikatën e publikuar nga VV-ja, në këtë takim është diskutuar krijimi i Qeverisë së re si dhe elemente tjera të rëndësishme.

Kjo është komunikata e plotë e VV-së:

Uji Dea

Nga takimet në Bruksel

Gjatë ditës së parë të vizitës në Bruksel kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Visar Ymeri bashkë me kandidatin për Kryeministër Albin Kurtin, takuan eurodeputetin socialdemokrat nga Kroacia z.Tonino Picula dhe përfaqësuesit e zyres së Komisioneres së lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Shefen e Kabinetit Fabrizia Panzetti, dhe këshilltaren e kabinetit Ana Maria Baura.
Gjatë takimeve është diskutuar krijimi i Qeverisë së re në Republikën e Kosovës dhe domosdoja e ndryshimit të kursit politik dhe qeverisës të Kosovës, zhvillimit ekonomik që sjellë punësim, sundimin e ligjit që lufton krimin e korrupsionin dhe politikat sociale që zbusin pabarazinë. Përfaqësuesit e Komisionit dhe Parlamentit evropian u deklaruan se do ta pranojmë secilën qeveri demokratike që ka shumicën në Kuvend.

Përfaqësuesit e VETËVENDOSJE! shprehën zotimin për intensifikimin e bashkëpunimit drejt integrimit në BE si dhe për bashkëpunimin rajonal sipas parimeve të fqinjësisë së mirë dhe reciprocitetit në marrëdhënie

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.