HW

LVV humbi mbi 136 mijë vota, PDK 38 mijë, ndërsa LDK u rrit me rreth 3 mijë vota

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Shumica e partive kryesore në Kosovë kanë shënuar rënie të numrit të votave krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025, sipas rezultateve preliminare të vitit 2026.

Rënia më e theksuar është regjistruar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka marrë 297.286 vota, ose 136.108 më pak se në zgjedhjet e kaluara kur kishte siguruar 433.394 vota.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës ka pësuar rënie, duke humbur 38.445 vota krahasuar me rezultatin e vitit 2025.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar rritje të lehtë prej 2.755 votash.

HW

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbetur pothuajse në të njëjtin nivel, me vetëm pesë vota më pak se në zgjedhjet paraprake, ndërsa Lista Serbe ka regjistruar një rritje modeste prej 526 votash.

Këto statistika janë bërë bazuar në numërimin e mbi 99 për qind të votave nga KQZ-ja. Këtu nuk hyjnë votat e diasporës dhe ato me kusht.

Të dhënat tregojnë se pjesëmarrja më e ulët e votuesve në procesin zgjedhor të vitit 2026 ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e shumicës së subjekteve politike./Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.