Eko Higjiena

LVV: Bojkoti i PAN-it është sulm ndaj shtetit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për media, ka thënë se përfaqësuesit e PDK-së e shpërdorën ‘takimin konsultativ’ në mbajtjen e të cilit insistuan vet. Ata, sipas VV-së, pa asnjë arsye të qëndrueshme nuk pranuan kërkesën e Kryesuesit të Kuvendit të Republikës, deputetit Adem Mikullovci, për të marrë pjesë në seancën e rregullt të caktuar për nesër.

Kësisoj, PDK, gjithnjë sipas Vetëvendosjes, sërish shkelën procedurat parlamentare dhe kushtetuese dhe vazhduan bllokimin e themelimit të institucioneve.

“Sot, koalicioni PAN shtroi sërish një kërkesë absurde por të kuptueshme duke ditur gjendjen e tyre. Ata, veçanërisht PDK kërkuan që me ‘konsensus’ t’ua bëjmë ne shumicën të cilën as e morën nga qytetarët me 11 qershor as nuk e arritën me ndonjë partneritet politik më pas. Përmes “takimeve konsultative” si ky sot, PAN po insiston në emërimin arbitrar e jo në përzgjedhje demokratike”, thotë VV në këtë reagim.

Bllokimi i procesit parlamentar, sipas Vetëvendosjes, është taktikë, “kurse kriza politike si strategji e koordinuar e koalicionit PAN është vetëm nevojë e drejtuesve të PDK-së”.

“Sot, qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim ndodhen në situatë shantazhi të cilën, nuk ua kanë për borxh sidomos PDK-së që për dhjetë vite është në pushtet. Veprimet e fundit të koalicionit të PDK-së konfirmojnë sheshazi atë që e dimë të gjithë e që u përmend dje edhe nga znj. Angelika Viets, Ambasadorja e Gjermanisë – ‘Shumë kanë frikë edhe nga ndjekja penale nëse nuk janë në pushtet’. Ata pra, janë të interesuar që të jenë pushteti kështu e garantojnë sigurinë e vet”, ka thënë VV në këtë reagim.

ARKATANA

Vetëvendosje thotë se po e përcjell me shqetësim “lojën e rrezikshme të PAN-it”, ndërsa ka tërhequr vërejtjen për dëmet që po i shkaktohen qytetarëve dhe Republikës.

VV më tej thotë se pajtohet me brengat e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare “ndaj pengmarrjes së institucionit të Kuvendit nga ana e këtij koalicioni, të udhëhequr nga PDK”.

Lëvizja Vetëvendosje në fund u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit që të mblidhen nesër për vazhdimin e seancës konstituive.

“Prania jonë e rregullt në sallën e Kuvendit mbetet dëshmia më e fuqishme e përgjegjësisë ndaj qytetarit dhe Republikës. Bojkoti i PAN-it është sulm ndaj shtetit”, ka përfunduar LVV.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.