LVV: Arsyet e popullit dhe reflektimi i pushtetit
Gjilan – Opozita e bashkuar në fshatin Dobërqan, i fton të gjithë banorët e këtij fshati pa dallime partiake, drejt një kauze të drejtë dhe të përbashkët për të mirën e këtij vendi thuhet në njoftimin e sekretarit të pikës së Lëvizjes Vetëvendosje në Dobërqan Driton Selishta.
Populli i Kosovës ka shumë arsye për protestë, varfëria e madhe është njëra ndër pikat kryesore se pse duhet që të dilet sa më masovikisht dhe të protestohet. Dështimet e kësaj Qeverie si në shtet-ndërtim e po ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, ka bërë që kjo Qeveri që të mos përmbushë asnjë kriter legjitim për qëndrim dhe udhëheqjen e mëtejme të shtetit.
Dështimi i kësaj Qeverie në arenën ndërkombëtare njihet si dështimi më i madh i diplomacisë së Kosovës, dështimi në procesin e liberalizimit të vizave, premtimi se Kosova do të anëtarësohet në Këshillin e Evropës më 2014, nuk ndodhi. Dështimi në UNESCO, njohjet e reja , ka bërë që Kosova të mbetet një shtet i izoluar nga jashtë dhe i kriminalizuar nga brenda.
Vendi ynë i dalur nga Agjensioni i Statistikave të Kosovë përafërsisht 1.8 milion banorë, me 40 % varfëri, 10 % prej tyre jetojnë në varfëri të skajshme dhe kjo varfëri për çdo vitë është duke u rritur. Çka mund të pret qytetari i Kosovës më shumë nga kjo Qeveri , pos gënjeshtrave të bëra gjatë çdo mandati, ku gënjeshtra më e madhe ishte ajo e 300.000 vendeve të punës. Lëre që nuk ju shkon matematika aspak, por edhe interpretimi i tyre është i gabueshëm, duke vendosur që 300.000 qytetarë të saj të marrin rrugën e Migrimit.
Nga aspekti i brendshëm, dështimet janë aq të shumta në numër, sa të qenurit pasiv ndaj kësaj Qeverie është e pafalshme. Protesta e 28 Nëntorit 2015 , 9 Janarit si dhe 17 Shkurtit 2016 ishte mesazhi më i mirë i popullit, mesazh i kërkesës për reflektim nga ana e Qeverisë.
Kjo elitë politike e cila nuk e ka si objektiv primar hallin e popullit, por i ka në gjakë vetëm kolltuqet, vilat lusoze, korrupcionin, shantazhin, duhet të shkojë përfundimisht. Protesta e thirrur më 27 Shkurt 2016 do të jetë edhe më e madhe, më e vendosur , do të jetë pjesë e ndryshimit të madh, zgjedhjet e parakohshme dhe fitorja e popullit të Kosovës kundër padrejtësive të bëra.
Opozita e bashkuar në fshatin Dobërqan, i fton të gjithë banorët e këtij fshati pa dallime partiake, drejt një kauze të drejtë dhe të përbashkët për të mirën e këtij vendi thuhet në njoftimin e sekretarit të pikës së Lëvizjes Vetëvendosje në Dobërqan Driton Selishta./rajonipress/


