Eko Higjiena

LVAN nuk ulet me Thaçin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Presidentja Atifete Jahjaga, do ta ketë të vështirë që t’i ulë bashkë në një tryezë liderët e të gjitha partive parlamentare. Janë të paktën dy parti që paralajmërojnë se do ta refuzojnë thirrjen mundshme nga presidentja, që bashkërisht ta gjejnë zgjidhjen për të dalë nga kriza e tanishme institucionale.

Erzen Vraniqi nga Lëvizja Vetëvendosje në një prononcim dhënë Tribunës, ka thënë se ky subjekt nuk pranon të ulet në një tavolinë me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi që problemin e vërtet ky subjekt e sheh te qeverisja e deritashm që ka bërë PDK-ja.

UBT

“Ne si subjekt nuk do të pranojmë të takohemi me PDK-në dhe Hashim Thaçin, sepse konsiderojmë se ata dhe qeverisja e tyre e deritashme janë vet problemi i Kosovës e jo zgjidhja. Për ne zgjidhja është në Kuvendin e Kosovës me aplikimin e parimit të shumicës parlamentare në konstituimin e institucioneve”, ka thënë Vraniqi.

Ndërsa për Donika Kadaj-Bujupi nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , zgjidhja tashmë është ofruar nga blloku LVAN, të cilët janë edhe shumica parlamentare. Ajo për Tribunën ka thënë se janë duke pritur që PDK të lëshojë rrugë, në mënyrë që vendi të dalë nga kjo bllokadë institucionale gati pesëmujore…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.