Mobi Casa

LVAN-i s’e dëshiron Thaçin president

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Skenari i Partisë Demokratike të Kosovës për të hequr dorë nga pozita e kryeparlamentarit dhe kryeministrit, në këmbim të postit të presidentit për Hashim Thaçin, mund të dështojë. Gazeta, duke u thirrur në burime të saj, ka shkruar të mërkurën se PDK parimisht ka pranuar të heqë dorë nga pozita e kryeparlamentarit dhe drejtimit të qeverisë, me kusht që Blloku ta votojë Hashim Thaçin për president të vendit.

Por një skenar i tillë të paktën zyrtarisht është mohuar nga partitë e koalicionit pas zgjedhor LVAN. Zyrtarë të Bllokut janë shprehur kundër çdo bisede me PDK-në për të arritur ndonjë marrëveshje për dalje nga kriza. Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, e ka cilësuar të papranueshme mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me PDK-në për postin e presidentit.
Sipas tij, një opsion i tillë nuk është diskutuar e as që do të diskutohet.

Fundamenti

“Ne nuk hyjmë në pazare të tilla. Është e papranueshme të flasim për post të presidentit e aq më tepër që ky post t’i jepet dikujt që nuk e ka shumicën e votave në Kuvend. Diçka e tillë është spekulim dhe e papranueshme për ne si LDK, e besoj edhe për partnerët tjerë të koalicionit paszgjedhor”, ka thënë Beqiri për Tribunën…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.