Eko Higjiena

LVAN alarmon: S’presim pa kufi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili ishte i pranishëm në takimin me minoritetet, ka deklaruar se blloku vazhdon të mbetet i njëjtë në synime dhe se nuk ka ndryshuar asgjë në marrëveshjen e 10 qershorit. Mustafa ka bërë të ditur se palët mbeten të palëkundura karshi angazhimeve që do t’i marrin përsipër në momentin kur ata pretendojnë të marrin pozitat kryesore shtetërore.

“Biseduam dhe e konfirmuam që të vazhdojmë me projektin e përbashkët të koalicionit tonë. Arsyeja themelore është se duhet bërë ndryshime në qeverisjen e këtij vendi. Duhet vendi në të ardhmen të orientohet në zhvillimin ekonomik, në forcimin e shtetit ligjor, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne e kemi këtë ofertë shumë të qartë”, ka deklaruar Mustafa.

Eco Higjiena

Sipas tij, takimi që pati blloku me minoritetet joserbe, u bë me qëllim që të diskutohej lidhur me mbajtjen e seancës së ardhshme në Kuvendin e Kosovës dhe për të parë qëndrimet e palëve karshi kësaj seance. “Fjala është për përgatitje për seancën e radhës. Folëm edhe për vendosmërinë që të bëhen ndryshime në qeverisjen e këtij vendi…(Tribuna).