Fundamenti

Luzha: Kosovës i duhet program emergjent për riintegrimin e emigrantëve të kthyer

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Pa marrë parasysh nëse Qeveria e pranon apo jo përgjegjësinë për migrimin ilegal, ajo e ka për obligim të kujdeset për qytetarët e vet, ka thënë Besa Luzha, drejtoreshë e Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) për Kosovë. Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Luzha ka theksuar nevojën e mobilizimit të përgjithshëm për t’u marrë me sfidat që solli migrimi ilegal.

Sipas saj, qeveritarët duke u marrë me vetveten, për ndarjen e posteve dhe pasurisë, kanë lënë anash qytetarët të cilët për pasojë morën rrugën e migrimit.

UBT

Ajo çfarë duhet bërë Qeveria, siç ka thënë Luzha, është që t’i evidentojë saktë këta që kthehen dhe të bëhet një plan për riintegrimin e tyre.

Luzha sheh rrezik shumë të madh që të rikthyerit të bien pre e grupeve të ndryshme kriminale, nëse ata nuk merren në përkujdesje nga shteti.