KKVITI

Lutje për Bashkim!

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Nga Arbër Ismajli – Të mësuar me kompromise dhe të dalë nga akademia politike e ngritur nga Presidenti Rugova, elektorati rugovian duhet që pas çdo marrëveshje politike për qeverisje të përmbledhë veten dhe nga gabimet të mos pësoj por të dal akoma më i fortë. Sot është koha e kompromiseve të mëdha, kohë që reflekton dhimbshëm edhe në ecje si subjekt por ne nuk guxojmë t`i krijojmë vetes situatën e përçarjes ngase breza të tërë do na mallkojnë, mallkim që s`do mund ta anashkalojmë kurrë.

Sot nuk duhet akuzuar Teutë Rugovën, një politikane në formim dhe e bija e themeluesit të shtetit, e cila për shkak të kulturës së saj politike respektoi një vendim të partisë dhe jo diçka më shumë. A mundemi të dalim nga vetja dhe të bëhemi pjesë rrebele e taborit të Fis Ismajlit dhe të djegim gjithçka që ka emrin Rugovë, jo këtë s`na lejon shpirti ynë rugovian dhe demokrat.

Sot, kur delegatët tanë po akuzohen se paskan tradhtuar duke votuar Thaçin për president, lindë pyetja se a tradhtuan deputetët apo ata vetëm respektuan një vendim të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, i cili qysh më herët pati vendosur për koalicion me PDK, dhe tani vetëm po realizohen pjesët e asaj marrëveshje të cilës i dha vizë vetë KP i LDK-së.

Edhe për mendimin tim personal, koalicioni është jo i natyrshëm dhe as unë nuk mund pajtohem me të por thonë ajo që shkon më nuk kthehet, e nëse qëndron kjo atëherë ta kemi situatën në duar dhe të veprojmë me mençuri duke mos leju për asnjë moment që nga situata e krijuar të dëmtohemi, por më shumë se kurrë ti përvishemi punëve që me mundësitë që kemi si në qeverisje po ashtu edhe kapacitetet humane brenda partisë të ecim drejtë konsolidimit akoma më të fortë dhe t`ia kthejmë dinjitetin edhe emrit në të cilin thirremi dhe do të thirremi deri sa të ketë LDK, pra t`ia këthejm dinjitetin partisë së Presidentit Rugova, këtë e kemi borxh ngase Presidenti Rugova gjatë tërë jetës së tij u mundua të krijoj diçka të qëndrueshme dhe me këtë na bëri të ndihemi krenar ku do që jemi.

Eco Higjiena

Në kuadër të gjithë kësaj ne e kemi shembull situatën e marsit të vitit 2002, kur Presidenti Rugova krijoi koalicionin atëherë të quajtur si koalicioni i madh dhe në të cilën nomenklaturë erdhi Bajram Rexhepi, kryeministër nga PDK, punët vazhduan edhe sukseset nuk munguan por sot është situatë e dhimbshme për ne dhe pak vështirë e pranueshme ngase ne jemi mësuar që në ballë të shtetit të shohim Ibrahim Rugovën, por nëse ndjejmë borxh ndaj emrit, veprave dhe nderit që na ka bërë Presidenti Rugova, duhet të mësohemi me situata të tilla dhe sot më shumë se kurrë të dalim ballë hapur dhe të bashkuar të ecim drejtë reformimit të partisë si nismë e vlerave europiane sepse LDK është e jona dhe aksionar kryesor i saj janë qytetarët e Kosovës ata që me mendje, shpirt e zemër çdo herë e kujtojnë sloganin për liri, pavarësi dhe demokraci të Kosovës.

Demokracia ka edhe pika të dhimbshme dhe duke e ditur se LDK është besë dhe shpresë për Kosovën, duhet të ecim të bashkuar në ruajtjen e emrit dhe fytyrës së Presidentit Rugova, e kjo arrihet duke qëndruar afër elektoratit të LDK-së, asaj armate të tërë të ushtrisë së Ibrahim Rugovës e duke kthyer në mesin tonë themeluesit e saj dhe tërë komponenten e cila punoi në themelimin dhe ngritjen e LDK-së, së Ibrahim Rugovës asaj LDK-je që ne e dojm.

Me besim në Zot, LDK dhe atdhe, të ecim të bashkuar për të mirën e fëmijëve tanë, për të mirën e Kosovës, asaj Kosove që e ka dashur Presidenti Rugova!

(Autori është anëtar i kryesisë së LDK-së Gjilan dhe Shef i kabinetit të Lutfi Hazirit)