RCCOLA

Lutfi Haziri zhvillon takim rasti në Bilinicë: Rezultatet e para të fitoreve plebishitare në dy palë zgjedhje i kam marrë nga ky fshat

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Arbër Ismajli dhe kandidati për Asamble Komunale, Avdi Aziri, kanë zhvilluar një takim rasti me banorët e Bilinicë.

Kryetari Haziri ka thënë se rezultatet e para të fitores plebishitare në dy palë zgjedhje i ka marrë nga ky fshat, duke shfaqur bindjen se kësaj radhe do të arrihen fitorja historike me mbështetje të madhe qytetare.

Mobi Casa

“Takim rasti në Bilinicë. Rezultatet e para të fitores plebishitare në dy palë zgjedhje i kam marrë nga ky fshat. Pas realizimit të projektit të rrugës, ujësjellësit e kanalizimit, kanë mbetur edhe disa rrugica dhe pak investim në fushën e sportit, të cilat do të bëhen shpejt në mandatin e ri. Ju faleminderit shumë për besimin. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë Haziri.

(Takimi është organizuar në formatin 50 persona në ambient të hapur, sipas rregullave anti-COVID-19)