UBT

Lutfi Haziri zhvillon takim me aktorët e Teatrit të Gjilanit: Kalendari i shfaqjeve na ka bërë krenarë të gjithëve

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Teatrin e qytetit, ku është pritur nga drejtori Erson Zymberi dhe aktorët e ansamblit.

Haziri ka thënë se performanca e menaxhmentit dhe prodhimi i shfaqjeve i ka bërë krenarë gjilanasit.

“Një vizitë falënderimi për angazhimin e përbashkët e realizova sot në sektorin më të suksesshëm në Gjilan në tri vitet të fundit – Teatrin e Qytetit. Jam shumë i lumtur që e kemi zgjidhur problemin e kodit buxhetor për ansamblin e aktorëve të Teatrit të Qytetit dhe shembullin tonë e kanë ndjekur edhe komunat tjera. Teatri është pasqyra më e mirë e një qyteti dhe kalendari i shfaqjeve e performanca e menaxhmentit, na ka bërë krenarë të gjithëve. Ju faleminderit shumë. Edhe në mandatin e ri, ky institucion do ta ketë përkrahjen e plotë”, ka thënë kryetari Haziri.

Uji Dea

Falënderim për mbështetjen e madhe ndaj Teatrit të Gjilanit ka shprehur edhe drejtori, Erson Zymberi dhe kryetari i Sindikatës së teatrit të qytetit.

“Po të mos ishte autoriteti i kryetarit, Lutfi Haziri, nuk do të zgjidhej problemi i kodit buxhetor. Asnjë kryetar nuk ka bërë për teatrin sa z. Haziri, prandaj e falënderojmë shumë”, ka thënë kryetari i Sindikatës së teatrit të qytetit, Naser Zymberi.

#LDK160 #LDKGjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.