UBT

Lutfi Haziri zhvilloi takime të rëndësishme në Iowa të SHBA

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar takime të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në shtetin Iowa.

Gjatë ditës së djeshme, Haziri është takuar me guvernatorin e Ioëas, Adam Greg, sekretarin e shtetit Iowa, Paoul D. Fate senatorin Zach Nunn, ku me këtë rast i është ndarë mirënjohja për kreun e Gjilanit për arritje.

Fundamenti

Po ashtu, kryetari Haziri pati takime me studentë nga Gjilani në kolegj universitar, që janë shembull i suksesit, derisa bashkë me kryetarin e kryetarin e Komunës së Iowa City, kanë takuar udhëheqësit e Universitetit në Iowa.

Ndryshe, të mërkurën, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kryetari i Sioux City të Iowa, Bob Scott, kanë nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit, ku përmes programit të shkëmbimit, do të përfitojnë fermerët, nxënësit e shkollës së bujqësisë, sikurse edhe studentët e Fakultetit të Bujqësisë./rajonipress/