Fundamenti

Lutfi Haziri: Zëri i Gjilanit dhe Anamoravës që kthen shpresën në vepër

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Sot më shumë se kurrë, Gjilani, Anamorava dhe e gjithë Kosova kanë nevojë për ndryshim të vërtetë. Kanë nevojë për një politikë që sheh njerëzit, jo interesat. Kanë nevojë për një zë që punon, jo që premton. Dhe ky zë është Lutfi Haziri. Na jepni besimin tuaj dhe ne do t’ua kthejmë me punë të ndershme, projekte reale dhe dashni për këtë anë të bekuar të Kosovës. Lista jonë në Gjilan është lista e njerëzve të besimit, lista me të cilën ju do të krenoheni, sepse është lista që do ta çojë zërin tuaj në Kuvendin e Kosovës, fuqishëm dhe me nder thotë Lutfi Haziri.

Sot më shumë se kurrë, Gjilani, Anamorava dhe e gjithë Kosova kanë nevojë për ndryshim të vërtetë. Kanë nevojë për një politikë që sheh njerëzit, jo interesat. Kanë nevojë për një zë që punon, jo që premton. Dhe ky zë është Lutfi Haziri.

Na jepni besimin tuaj dhe ne do t’ua kthejmë me punë të ndershme, projekte reale dhe dashni për këtë anë të bekuar të Kosovës.

Autostrada Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, e shndërruar në simbol të neglizhencës nga qeveria në largim, do të kthehet në prioritet kombëtar. Gjilani dhe Anamorava nuk do të jenë më periferia e zhvillimit, por zemra e tij.

Na duhet përkrahja juaj e fuqishme për rikthimin e madh të LDK-së, për rikthimin e kujdesit, dinjitetit dhe përfaqësimit të denjë në Kuvendin e Republikës.

U drejtohemi grave dhe burrave, të rinjve dhe të rejave, arsimtarëve, mjekëve, inxhinierëve, sportistëve, njerëzve të kulturës, bujqve e prodhuesve:

Bëhuni pjesë e kësaj kauze që po ia kthen Gjilanit dinjitetin dhe shpresën.

Lista jonë në Gjilan është lista e njerëzve të besimit, lista me të cilën ju do të krenoheni, sepse është lista që do ta çojë zërin tuaj në Kuvendin e Kosovës, fuqishëm dhe me nder.

Besimin tuaj do t’ua kthejmë me punë të hajrit dhe dashni për Gjilanin dhe Anamoravën.

Lutfi Haziri: Koha e rikthimit të madh për Gjilanin dhe Anamoravën

Gjilani dhe Anamorava nuk janë vetëm të përjashtuar, janë të braktisur. Të lënë pas dore nga një qeveri që nuk i pa, nuk i dëgjoi dhe nuk u shërbeu. Kjo nuk është vetëm padrejtësi, është fyerje për qytetarët punëtorë, të ndershëm dhe besnikë të kësaj ane.

Gjilanasit janë shtylla e këtij vendi.

Mërgimtarët janë zemra dhe krahu i tij më i fortë.

Dhe sot po u themi qartë: kjo gjendje nuk tolerohet më.

Ne zotohemi bashkë:

Gjilanit do t’ia kthejmë epitetin e kryeqendrës politike, ekonomike, arsimore dhe të sigurisë.

Do ta kthejmë në qytetin e shpresës, të zhvillimit dhe të dinjitetit.

HW

Sepse Gjilani meriton më shumë.

Anamorava meriton drejtësi.

Kosova meriton një politikë që punon për njerëzit.

LDK – besë e shpresë për Gjilanin dhe Kosovën.

Zgjedhni shpresën.

Zgjedhni të ardhmen.

Zgjedhni LDK-në.

#LutfiHaziri5

#ArberIsmajli28

#ValentinaBunjakuRexhepi32

#RexhepKadriu52

#BesimGuda98

#AferditaBalajAjdini99

#XhylijeIbrahimi93

#LDK123

#ZgjedhShpresën

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.